Këngëtarë apo prezantues? Ja ata që guxuan

07.08.2015 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këngëtarë apo prezantues? Ja ata që guxuan

Janë të shumta rastet qe prezantuesit kthehen në këngëtarë apo anasjelltas dhe ndonjëherë rezulton që kanë sukses në të dyja fushat. Ne kemi listuar ata më të mirët. I hedhim një sy së bashku. Prezantues dhe këngëtarë të suksesshëm.

Alketa Vejsiu

Alketa ka qenë ndër zërat e parë të Top Albania Radios e cila është shquar gjithnjë për të folurën e saj të shpejtë. Ajo e nisi karrierën muzikore me këngën “Fjala e mirë” e cila transmetohej atë kohë pafundësisht në radio duke e shtyrë Alketën për të kënduar edhe hite të tjera si “S’mund të jemi tre”, “Po s’më puthe ti”, “Parfum” etj.

Gerta Heta

Zëri i Gertës është nga ata zërat që pasi i dëgjon njëherë të mbetet mendja dhe duhet thënë se ish prezantuesja e Top Albania-s ka ditur ta përdorë vërtet mirë. Gerta Heta pasi fitoi zemrën e të gjithë shqiptarëve atë kohë, kaloi në muzikë me super hitin “My Love” i cili u prezantua për herë të parë në T.A.R në emisionin Disco Lancio më 9 Maj të vitit 2003. Pas këtij suksesi pasoi ai i këngës “Vetëm”, këngë e cila e bëri këtë artiste të dallohet nga të gjithe artistët e tjerë si e vetmja që kendon rrymen Techno/Dance në Shqipëri.

Luana Vjollca

Luana e nisi me kërcim tek Fiks Fare, më pas filloi të prezantonte e tashmë është një këngëtare. Bukuroshja ka tentuar disa herë në muzikë dhe së fundmi me këngën “Tirana Lifestyle” në bashkëpunim me Getoar Selimin. Gjithashtu Luana përflitet për kosovarishten e saj që e përdor në çdo këngë.

Ledion Liço

Ledioni u shfaq për herë të parë ne kompeticionin e talenteve “Poleposition”si këngëtar por karriera e tij nisi si prezantues i një sërë programeve ne televizion. Kohët e fundit ai ka publikuar dy këngë të cilat rezultuan një sukses.

Albana Osmani

Albana Osmani gjithashtu ka tentuar të këndojë dhe ka publikuar një klip në bashkëpunim me Mentor Hazirin me titull “I çmendur për ty”, i cili nuk gjendet në YouTube. Mos ndoshta bukuroshja pasi këndoi kuptoi se duhej t’i qëndronte besnike prezantimit?

I hedhim një sy tani këngëtarëve që u kthyen në prezantues të suksesshëm.

Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea ka qenë sensacioni i muzikës shqiptare për vite me rradhë sepse me muzikën e nisi dhe të njëjtën gjë mund të themi edhe për prezantimin. “Makina e memories” këndohet ende sot dhe janë të panumërt këngëtarët e rinj të cilat e kanë bërë cover këtë këngë sigurisht pa harruar edhe “Jon”./k/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

Afërdita Dreshaj fotografohet pa brekë (Foto +16)

FBI po heton aktorin Brad Pitt

FBI po heton aktorin Brad Pitt

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

‘Vipat e Bllokut’ nxjerrin sekretin e aktores shqiptare me të pasme seksi (Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

A është kjo fushata më seksi në botë?( Foto)

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Letra prekëse e Pitt: Ja si e bëra të lumtur Jolie

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)

Miloti dhe Erxhina shumë shpejt bëhen prindër (Foto)