Dhurata Dora, është njëra ndër këngëtaret më të angazhuara në mbrëmje muzikore në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës.
Në çdo udhëtim, Dhurata shoqërohet nga i dashuri i saj, Masari, i cili e ndihmon të dashurën e tij edhe në angazhimet muzikore, transmeton Telegrafi.
Çifti që udhëtoi për në jug të Shqipërisë për një koncert, ka ndarë pak kohë për të pushuar dhe shijuar bregdetin e Himarës.
Megjithëse, Dora është shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe publikimet së bashku me të dashurin e saj janë shumë të rralla, fotografitë në profilet e tyre tregojnë se çifti simpatik janë kënaqur gjatë qëndrimit atje. /Telegrafi/