Lideri i PDK-së, në fjalimin e tij të gjatë në Kuvendin e Kosovës, ka gjetur kohë që të kapet edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, ai i ka kërcënuar ata, duke u thënë se nëse doni, me emra e mbiemra ju them se kush çka ka uzurpuar pas lufte.
“Në një zonë ka ndodhur që kemi qenë 400 ushtarë, dhe menjëherë, një ditë pas përfundimin të luftës paraqiteshin 4 mijë ushtarë, dhe kësisoj ndodhnin edhe uzurpimit. Që doni edhe juve të Vetëvendosjes, me emra e mbiemra ua qes ato që keni uzurpuar”, ka thënë Thaçi, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se partia e tij ka qenë çdo herë e gatshme që të bashkëpunoj për shtetndërtim./ Gazeta Blic