Rriten kursimet e qytetarëve në banka

31.07.2015 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rriten kursimet e qytetarëve në banka

Pavarësisht gjendjes se rëndë ekonomike në Kosovë, qytetarët kanë arritur të kenë kursime materiale në institucionet financiare.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, vlera e depozitave të qytetarëve në bankat komerciale, që operojnë në Kosovë, deri në fund të vitit të kaluar ka arritur në 2.53 miliardë euro.

Përfaqësues të bizneseve, por edhe ekspertë për çështje financiare e konsiderojnë shqetësues këtë fakt, pasi sipas tyre, në mungesë të një ambienti të sigurt për investime, qytetarët obligohen t’i kursejnë mjetet e tyre financiare në banka, madje me interes tejet të ulët.

Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, ka thënë se edhe depozitat janë të lidhura ngushtë më sundimin e rendit dhe ligjit.

Ai pohon se mungesa e vizionit për zhvillim ekonomik dhe mos-përkrahja e sektorit privat, ka bërë që qytetarët t’i kursejnë mjetet në banka.

“Në aspektin e mungesës së një vizioni ekonomik, shumëkush edhe nëse posedon para të gatshme, më sigurt i ka të investojë në banka me 0.5 për qind interes, ose edhe më pak, se sa t’i investojë në projekte ku askush nuk i mbron dhe nuk i siguron sukses dhe qëndrueshmëri”, ka thënë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Normat mesatare të depozitave, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në dhjetor të vitit 2014 u zvogëlua në 1.1 për qind nga 2.4 për qind sa ishte në dhjetor të vitit 2013.

Kjo normë e interesit për ekspertët paraqitet shumë e ulët, pasi normat për kredi në bankat e njëjta janë rreth 10 për qind.

Mungesa e sigurisë për investitorët vendor por edhe të jashtëm, ka bërë që qytetarët t’i mbajnë paratë e ngrira në banka, thotë edhe eksperti për çështje financiare Milazim Abazi.

“Kamatat e depozitave janë më të ulëta në Evropë. Nuk ka stimulime për të kursyer në banka. Por, qytetarët për shkak të mos-sigurisë për t’i mbajtur në shtëpi (paratë) për shkak të mungesës së klimës së biznesit, në mungesë të projekteve, investimeve, ata përcaktohen që kursimet t’i mbajnë në banka edhe pse ato janë me interesa tejet minimale”, tha Abazi

Abazi thekson se nevojitet një reformë e thellë tek të gjitha autoritetet kompetente që të krijohet një klimë e sigurt e të bërit biznes, rrjedhimisht qytetarët paratë e tyre t’i investojnë në projekte të cilat sjellin përfitime dhe përmirësojnë mirëqenien e tyre.

“Duhet një reformë e thellë në administratën publike të Kosovës, në entet rregullative, entet licencuese,në Ministrinë e Drejtësisë, gjyqësor,në përgjithësi që të krijohet një ambient i sigurt për të zhvilluar biznes”, tha Abazi.

Ndryshe, Kosova konsiderohet një ndër vendet më të varfra në Evropë.

Pagat në sektorin publik dhe privat në shumicën e rasteve, përveç mbulimit të nevojave elementare për mbijetesë, nuk mjaftojnë për ndonjë investim, blerje të patundshmërisë, pushim apo edhe blerje të veturave.

Për çdo investim eventual, qytetarët iu drejtohen bankave për të marrë kredi.

Afër 500 mijë, është numri i kredive të huazuara nga qytetarët në bankat komerciale, me një vlerë prej 1.88 miliardë euro, duke përfshirë këtu kredi të llojeve të ndryshme dhe kredit-kartelat. /rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare