Gjermania: Kosova të shpallet vend i sigurt

28.07.2015 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjermania: Kosova të shpallet vend i sigurt

Gjermania kërkon rritjen e masave ndaj azilkërkuesve dhe konsideron se Kosova, Shqipëria dhe Mal të Zi duhen shpallur vende të sigurta.

Zyrtarët gjermanë kërkojnë rritjen e masave për trajtimin e numrit në rritje të azilkërkuesve nga Ballkani, duke përfshirë rivendosjen e vizave, apo duke i deklaruar vendet e origjinës së emigrantëve, si vende të sigurta.

BBC raporton se në këto ditë ndjehet një presion i madh mes zyrtarëve në Gjermani, për shkak të një rritje të madhe të kërkesave për azil të këtij viti, apo dhe incidenteve lidhur me këtë fenomen. Jo më larg se dje, në periferi në Drezden, makina e këshilltarit Michael Richter, i cili kishte ndihmuar refugjatët, u hodh në erë.

Në këtë mënyrë, zyrtarët gjermane kërkojnë që Shqipëria, Kosova dhe Mal të Zi të shpallen vende të sigurta. Propozimet vijnë pasi që kur Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u shpallën “vende të sigurta” në dhjetor, rritja e azilkërkuesve nga këto vende ishte vetëm 12%, bëri me dije Zyra Federale e Gjermanisë për Migrim dhe Refugjatë (BAMF).

Ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ka shkuar më shumë se 500%, sipas BAMF.

Çfarë do të thotë një vend i sigurt

Një klasifikim i një vendi si “i sigurt”, e bën më të lehtë për autoritetet gjermane që të dërgojnë përsëri azilkërkuesit në vendet e tyre, për shkak se vetëm në këtë mënyrë, mund të vërtetohet që azilkërkuesit nuk janë viktima të persekutimit mbi baza politike, fetare ose etnike në vendin e tyre.

Një zëdhënës i BAMF, i cituar nga mediat gjermane, ka thënë se rivendosja e kërkesave për viza mund të ndihmojë në frenimin e fluksit nga Ballkani. Gjermania u ndesh me një rritje të numrit të azilkërkuesve nga Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia, pasi kërkesat për viza u hoqën për këto vende, raportoi BAMF.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së, duke përfshirë edhe Gjermaninë, iu përmbahen rregullave Shengen të BE-së, të cilat lejojnë udhëtimin e pakufizuar në Evropë. Kufizime të tjera për viza në Gjermani, kërkojnë një vendim të marrë në nivel të BE-së, me votim me shumicë të cilësuar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare