Blic: Ky është prizrenasi që rekruton xhihadistë për ISIS-in në Serbi (Video)

27.07.2015 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Blic: Ky është prizrenasi që rekruton xhihadistë për ISIS-in në Serbi (Video)

Magjistri i studimeve islame nga Prizreni, Idriz Bilibani, sipas gazetës serbe “Blic”, mendohet të jetë rekrutuesi kryesor i qytetarëve serbë në Siri, në frontin e ISIS-it

Sipas kësaj të përditshme beogradase, duke u mbështetur në të dhënat më reja të shërbimeve serbe të sigurisë, lidhur me organizimin e territorit të ISIS-it, profesori i të drejtës së sheriatit Idriz Bilibani, i njohur me nofkën Sheik, bashkë me Denis Haxhiqin nga Novi Pazari ka shfrytëzuar hapësirën e lutjeve, në xhaminë “Frukan” në Novi Pazar për shpërndarjen e Islamit Radikal.

Ata siç raportohet kanë bërë thirrje për xhihad, luftën e botës, dhe kanë ftuar njerëzit të lidhen me luftën e Sirisë kundër fuqive të presidentit legal Bashar Al Asad.

Xhamia “Furkan” në Novi Pazar nuk është qendër rekrutuese për luftën e Sirisë, por është vendi në të cilën mund të bëhet lidhja me personat të cilët luftojnë në anën e ISIS-it. Në këtë lokal asnjëherë nuk janë gjetur armë, por ai shërben për përhapjen e Islamit Radikal. Sigurisht se të gjithë të cilët kanë shkuar nga Serbia për të luftuar në Siri, kanë qenë në Furkan, ka thënë një burim nga shërbimi i sigurimit, i cili e njeh këtë çështje.

Bilibani në shtator të vitit të kaluar ishte arrestuar në Kosovë, dhe më pas ishte liruar pas një muaji, ndërsa që nga 16 tetori gjendej në burg shtëpiak. Në profilin e tij në Facebook të cilën e ndjekin rreth 3 mijë e 400 njerëz, Bilibani është qasur për herë të fundit më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të shërbimit serb të sigurisë, rreth 20 qytetarë të Serbisë kanë shkuar për të luftuar në krah të ISIS-it në Siri.

Disa nga ta me vete kanë marrë edhe familjet e tyre.

Në ISIS ekziston e ashtuquajtura Brigada Ballkanike e cila lufton në Siri dhe Irak, në të cilën gjinden të gjithë qytetarët serbë që kanë shkuar në xhihad, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Ka raste të disa qytetarëve nga Sanxhaku të cilët fillimisht kishin shitur shtëpitë e tyre, dhe më pastaj kanë marrë kredi në bankë dhe kanë shkuar në Siri për të luftuar.

Familjen e lënë në Siri, ndërsa meshkujt shkojnë për të luftuar deri në gjashtë muaj.

Të gjithë kanë shkuar individualisht, pa ndonjë udhëtim grupor, por saktësisht kanë ditur ku të shkojnë: Nëpërmjet Turqisë deri në kufirin e Sirisë, ndërsa në qytetin Kilis i priste pranuesi. /Lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare