NATO, të martën takim për ISIS-in

26.07.2015 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
NATO, të martën takim për ISIS-in

T​urqia ka thirrur një takim të posaçëm të ambasadorëve të NATO-s për të diskutuar në lidhje me operacionet ushtarake kundër militantëve të ISIS dhe separatistëve kurdë të PKK.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e martë në Bruksel. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli për BBC-në ku tha se kërkesa e Turqisë është e bazuar në nenin 4 të Traktatit të NATO-s, i cili i lejon anëtarët të kërkojnë takime të tilla në rastet kur integriteti i tyre territorial ose siguria është cenuar.

“Një takim i tillë i kërkuar nga Turqia mendoj se është i drejtë dhe në kohën e duhur për të trajtuar trazirat dhe paqëndrueshmërinë në Siri, Irak dhe në afërsi të kufijve të vendeve anëtare të NATO-s”, tha Stoltenberg.

Ai tha se kishte folur dy ditë më parë me kryeministrin turk, Davutoglu, ku i kishte shprehur ngushëllimet për viktimat e fundit dhe i kishte dhënë mbështetje Turqisë për të kryer sulme ndaj Shtetit Islamik.

Në anën tjetër, SHBA-ja i ka bërë thirrje Turqisë dhe PKK-së për të shmangur dhunën, por tha se Turqia ka të drejtën të mbrojë veten kundër sulmeve të rebelëve kurdë.

Pas ngjarjeve të fundit, avionë turq kanë kryer për herë të parë sulme ajrore ndaj bazave të Shtetit Islamik në Siri. Ndërkohë, policia turke ka bastisur mbi 100 banesa në Stamboll, duke arrestuar 251 persona të lidhur me grupin terrorist.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare