“Bllokohet” pika kufitare në Kosovë-Shqipëri

E publikuar: 26/07/2015 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pika Kufitare e Morinës është duke u përballur me një fluks mjaft të lartë të personave të cilët i drejtohen Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.
Aktualisht, në këtë pikë kufitare janë krijuar radhë të automjeteve dhe personave të cilët janë duke pritur për të kryer procedurat dhe për të hyrë në Shqipëri.

Sipas ekspertëve të Kufirit dhe Migracionit, për të evituar radhët e gjata është duke u punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar.

Radhët e gjata krijohen herë pas here në këtë pikë kufitare, pasi është pika më kryesore e hyrjes dhe daljes së shtetasve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas.