Mbingarkim i administratës shtetërore me staf partiak

25.07.2015 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbingarkim i administratës shtetërore me staf partiak

Me gjithë faktin se shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet më e larta në rajon, disa organizata joqeveritare pohojnë se institucionet shtetërore kanë numër të madh të të punësuarve.

Në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thuhet se qeveria aktuale ka shtuar numrin e ministrive, nga 19 në 21.

Përveç kësaj , ministritë dhe zyra e kryeministrit kanë krijuar 70 agjenci ekzekutive, kurse Kuvendi i Kosovës ka krijuar 34 institucione të pavarura.

Sektori publik në nivel qendror dhe lokal thuhet në raport, numëron mbi 91 mijë të punësuar.

Visar Rushiti, analist politik në këtë institut, për Radion Evropa e Lirë ka thënë se numri i madh i të punësuarave në sektorin publik ka ndodhur për shkak të punësimit të anëtarëve apo simpatizuesve të partive politike, të cilat kanë qenë dhe janë në pushtet.

“Një pjesë e mirë e arsyes pse një numër prej tyre janë krijuar, është për të rehatuar një numër të caktuar të militantëve të partive politike në këto agjenci. Një punësim i tillë ka qenë i pamundshëm në kuadër të departamenteve dhe divizioneve tjetra në kuadër të ministrive”, ka thënë Rushiti.

Në hulumtim gjithashtu është vërejtur se nuk ka kritere se sa departamente, divizione dhe agjenci duhet të ketë një ministri.

Kurse baza ligjore për krijimin e tyre nuk është e qartë,Ligji për Administratën Shtetërore përmend vetëm organet qendrore të administratës shtetërore, por jo edhe agjencitë ekzekutive.

Komisioni Evropian në të gjitha raportet e progresit ka kërkuar që Kosova të bëjë reforma në administratën publike, pasi është thënë se administrata është joprofesionale.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se administrata publike është e mbingarkuar, dhe se problemi kryesor qëndron se punësimi nuk është realizuar në bazë të kritereve profesionale.

Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike, pohon se Qeveria e Kosovës është shndërruar në një punëdhënës dhe jo mekanizëm që duhet të ndërtojë politika dhe të përkujdeset për organizimin e tregut apo ndonjë vizoni për zhvillim.

“Këtu kemi edhe problemin tjetër që punësimi nuk është bërë me kritere të caktuara profesionale, nuk ka ndonjë oganogram apo shkrim që do të prezantonte situatën e vërtetë, sa i përket numrit të punëtorëve në këto institucione”.

“Duhet pranuar se jo vetëm institucionet ndërkombëtare por edhe qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për këtë numër dhe ngarkesë me punëtorë”, ka thënë Rexhepi.

Në raportin e Institutit GAP, po ashtu thuhet se Qeveria e Kosovës, duhet të fillojë me reformimin e administratës publike e cila mund të zbatohet përmes pensionimit të rregullt të tyre pas moshës 65 vjeçare dhe të mos punësojë shërbyes civil të tjerë, por pozitat e lira të mbulohen me stafin aktual.

Por, Ibrahim Rexhepi, thotë se të gjitha qeveritë e deri tashmë kanë premtuar reforma në administratën publike, por kjo sipas tij nuk ka ndodhur për shkak të rrezikut social.

“Mirëpo këtu gjithmonë ka pasur ngecje për shkak se çdo reformë tregon apo identifikon një numër të madh të punëtorëve të tepërt dhe kjo më pas mund të shndërrohet në problem social apo edhe politik”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, paga mesatare në administratën shtetërore në Kosovë arrin në 429 euro, ndërsa në sektorin privat 349 euro. (RFE)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm