Gazeta gjermane DIE WELT për paraqitjen skandaloze të Atifete Jahjagës në ZDF!

25.07.2015 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gazeta gjermane DIE WELT për paraqitjen skandaloze të Atifete Jahjagës në ZDF!

Pas prezantimit skandaloz të Atifete Jahjagës në TV-në publike gjermane ZDF në programin e mëngjesit, Gazeta e njohur nga Berlini i ka hedhur një vështrim të detajuar këtij preznatimi dhe e jep vlerësimin i cili s’don koment- për këtë turp të radhës nga Jahjaga.

Në vijim komenti i Die Welt:

Presidentja e Kosovës flet, çfarë ajo dëshiron!/Die Welt

Luftë? Miliardat si ndihmë? Jo, Presidentja Jahjaga në vend të kësaj ka dëshirë të flasë rreth artistëve dhe futbollistëve të vendit të saj në ZDF “Morgen Magazin”. Të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë, ishin të kota.

Jahjaga është ftuar të premten në mëngjes për një intervistë të shkurtër në “Morgen Magazin” në ZDF. “Është fakt,” thotë ajo kur u pyet për arsyet e eksodit masiv të qytetarëve të saj, “Që nga fundi i luftës, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme.” Menjëherë pas kësaj, është e qartë se Presidentja nuk është e gatshme për t’u angazhuar në “lojën” e pyetje-dhe-përgjigjeve. Ajo flet për atë që ajo don, dhe është e vështirë për t’u ndjekur rrëfimi i saj.

Të rinjtë kanë një ndjenjë të stagnimit në vend, thotë ajo. Në një vend që është aq i ri, aq i gjallë, aq i pasionuar, ka shenja edhe të padurimit. Në veçanti, kur dihet se sa shembuj të tillë e të mëdhenj ka për dijetarë të suksesshëm, yje të muzikës pop dhe futbollistë.

50,000 deri në 80,000 persona nga Kosova kanë shkuar për të kërkuar azil në Evropën Qendrore – sipas vlerësimeve të vetë vendit, u theksua në një raport para se Jahjaga të fillonte të fliste. Arsyeja kryesore për azil është “varfëria ekstreme”. Shkalla e papunësisë në Kosovë është e shtrirë në 45 për qind. Investitorët janë mbajtur prapa për shkak të situatës së vështirë ligjore dhe korrupsionit mbizotërues në vend.

Prezantuesja e Magazinës së Mëngjesit Anja Heyde përpiqet për të ndërhyrë në mënyrë kritike me pyetje. Por “Zonja Jahjaga” vazhdon me stoicizëm. Ajo flet pakuptueshëm për arsye ndërkombëtare dhe kombëtare për situatën e keqe në vend. Investitorët janë zhdukur, lidhjet kriminale janë të pranishme. Njeriu përpiqet të bëjë diçka kundër. Po.

Ende nuk arrihet një shpërthim. Jahjaga vazhdon të flasë pa i lëvizur qepallat e syrit.

Pas shtatë përpjekjeve Jahjaga ndalon!

“Po! Por,” përpiqet prezantuesja Heyde. Dhe, më në fund, pas shtatë përpjekjesh më në fund arrin ta ndalë presidenten. Ku u rrodhën gjithë ato miliarda të BE-së si ndihma që nga viti 1999 don ta dijë moderatorja.

“E drejtë”, thotë Presidentja, “për 16 vjet, Kosova ka kapërcyer situatën e tmerrshme të luftës, me pasoja dramatike.” Më pas bjen fjala për liberalizimin e vizave, procesin e zhvillimit të vendit, mungesën e mundësive dhe lirinë për të udhëtuar. E lidhë disi me të rinjtë në Spanjë dhe Poloni, emigracionin e paligjshëm.

Në fund të prezantueses mëse të hutuar të ZDF-it pas gjashtë minutash e gjysmë të rënda i mbetet të thotë vetëm një “Faleminderit për vlerësimin tuaj.”. Por Presidentja Jahjaga flet edhe më tej derisa zhduket sinjali. Për çfarë nuk merr vesh askush.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar