Tahiri: Marrëveshja nuk është anuluar, por Serbia nuk e implementon

E publikuar: 24/07/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e ka akuzuar Serbinë se nuk ishte e gatshme ta zbatoj marrëveshjen për sigurimin e automjeteve.

“Kjo është dezinformatë. Marrëveshja nuk është anuluar, por Serbia nuk ishte e gatshme ta zbatoj këtë marrëveshje, e cila është dashur të hyjë në fuqi prej sot. Serbia e ka informuar Bashkimin Evropian se ende nuk i ka kryer prëgatitjet teknike që të filloj zbatimi sot, ndërsa ne ishim të gatshëm ta implementojmë marrëveshjen”, i tha Radios Evropa e Lirë, ministrja Tahiri.

Pala e Kosovës ka kërkuar nga Brukseli që të bëjë presion ndaj Serbisë për tu respektuar obligimi nga marrëvshja për njohjen reciproke të sigurimit të veturave.

Ajo ka shpjeguar se çështja e tabelave serbe të regjistrimit me shenjat e qyteteve të Kosovës, nuk është e lidhur me marrëveshjen për sigurimin e automobilave.

“Çështja e tabelave ilegale, të cilat disa qytetarë të Kosovës i përdorin ende, është e lidhur me marrëveshjen për lëvizje të lirë”, tha Edita Tahiri, dhe ka shtuar se “këto janë marrëveshje të ndryshme, që nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, megjithqë e ndihmojnë njëra-tjetrën”./rel/