Adoleshentët të cilët shpenzojnë më shumë se dy orë në Facebook, dhe në rrjetet tjera sociale, ka shumë gjasa të mbesin me probleme mentale, thuhet në një studim të bërë nga hulumtuesit kanadez.
Për shkak të simptomave të depresionit, që sjellin këto faqe të internetit, parashikohen edhe vetëvrasje të shumta, prandaj hulumtuesit kanadez, kanë sygjeruar që veçanërisht prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë.
Hulumtumi është kryer me më shumë se 700 nxënës të shkollave të mesme. Fillimisht ata janë pyetur se sa kohë kalojnë nëpër rrjete sociale, dhe se si ndjehen për nga shëndeti mendor. Disa nga ta kanë shfaqur simptoma të qarta të depresionit dhe të ankthit. Ndërkaq, adoleshentët që e kishin menduar vetëvrasjen, shpenzojnë shumë kohë nëpër rrjete sociale, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Blic. Hulmutuesit nga shëndeti publik në Otava, kanë deklaruar, se prindërit duhet të jenë të vetëdishëm për kurthet e rrjeteve sociale.
Është thënë që interneti mund të nxisë vetminë te njerëzit dhe në një formë do të fillojnë të humbasin kontaktin me jetën reale.
Javën e kaluar, një hulumtim amerikan, ka deklaruar se njerëzit që janë të varur nga telefonat celularë, kanë më shumë gjasa që jenë në depresion.