Ngritja e akcizës rrezik për rritjen e kontrabandës

24.07.2015 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ngritja e akcizës rrezik për rritjen e kontrabandës

Mosrealizimi i projeksioneve të Qeverisë së Kosovës për mbledhjen e të hyrave buxhetore të planifikuara për këtë vit, ka bërë që kjo e fundit të marrë vendime për rritjen e akcizës në disa mallra, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Vendimi i fundit për ndryshimin e normave të akcizës në duhan, mjete piroteknike, kazionitë dhe lojërat e fatit nga ekspertët vlerësohet se është bërë për mbushjen e buxhetit të shtetit, por që sipas tyre një vendim i drejtë.

Agron Demi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se produktet të cilat janë përzgjedhur që të kenë akcizë më të lartë nuk kanë ndonjë dëm në shoqëri.

“Duket se projeksionet për të hyrat buxhetore kanë qenë më të mëdha sesa mundësitë për t’i grumbulluar ato të hyra dhe Qeveria e Kosovës ka planifikuar shpenzime duke u bazuar në ato projeksione të gabuara të të hyrave”.

“Tani pas gjashtë muajve po del se Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës nuk kanë arritur ta plotësojnë atë plan që qeveria e ka planifikuar për të hyrat, dhe tash për ta mbuluar atë, Qeveria po mundohet që të gjejë forma tjera për të mbushur buxhetin”, vlerëson Demi.

Por, sipas Demit, në rast se nuk ka ndonjë kontroll më të madh kufitar në momentin që rritet akciza në këto produkte dhe bëhet më e lartë sesa në vendet e rajonit, atëherë ekziston rreziku i rritjes së kontrabandës.

“Sa më shumë të rriten çmimet e një produkti, ai produkt bëhet më atraktiv për tu kontrabanduar dhe nëse nuk ka një kontroll më të madh kufitar ekziston rreziku që për shembull, duhani të hyjë në formë të kontrabanduar dhe i pa doganuar dhe në këtë formë të ulë edhe ato të hyra që i kemi grumbulluar si shtet”, sqaron Demi.

Sipas vendimit për ndryshimin e normave të akcizës, ngritja e akcizës në duhan është nga 35 euro në 1000 copë në 38 euro në 1000 copë, ngritja e akcizës me normë prej 40 për qind në aparatet – makinat që përdoren në lojërat e fatit, si dhe vendosja e akcizës prej 2 euro për kilogram në fishekzjarre.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës edhe sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Naim Gashi është një vendim i qëlluar, pasi që siç shprehet Gashi, Kosova ka nevojë për uljen e tatimit në produktet bazike dhe rritjen e akcizës në mallrat luksoze.

“Përshkallëzimi i TVSH-së sjell një mungesë të mjeteve në buxhetin e Kosovës dhe përmes rritjes së akcizës në mallra luksoze Qeveria e Kosovës po e mbulon atë boshllëk financiar që do të krijohet në buxhetin e Kosovës”, thekson Gashi.

Gashi ka theksuar se ky vendim i Qeverisë së Kosovës është në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian sa i përket tatimit të mallrave luksoze, transmeton rel.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se ndryshimi i normave të akcizës për duhan, kazino, lojërat e fatit dhe mjetet piroteknike do të ketë efekte buxhetore, por edhe efekte sociale dhe efekte edukative.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë