Flet e dashura e vrasësit të Ismail Lullit: “Do ta dua përjetë Igli Metën. Ai vrau për mua”

24.07.2015 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Flet e dashura e vrasësit të Ismail Lullit: “Do ta dua përjetë Igli Metën. Ai vrau për mua”

“Do ta dua dhe do të pres Iglin gjithë jetën time. Ai vrau për mua”. Këto janë fjalët e Ambera Salijit, të fejuarës së Igli Metës, shqiptarit që vrau 17 – vjeçarin Ismail Lulli në Sant Anxhelo në Vado, në Pezaro të Italisë.

Gjatë dy intervistave në gazetat “Corriere della Sera” dhe “ La Repubblica”, ajo thotë: “Po e vrau, nuk e justifikoj, por nuk donte të arrinte deri këtu”.

19 –vjeçarja shqiptare nga Maqedonia thotë se nuk ka patur një lidhje dashurie me Ismailin, megjithëse është vënë në shenjestër si vajza që ndezi xhelozinë dhe kjo e fundit krimin.

Ata kishin shkëmbyer numrat e telefonit, por sipas Amberës, e vërteta është se ishte Ismaili vetëm provoi. “Jemi takuar këtu në Sant Anxhelo in Vado, më pas në Urbania. Në tre apo katër raste, u përpoq të avanconte, por nuk ia kam ushqyer këtë”.

Pyetjes së çfarë e ka shtyrë Iglin të vrasë Ismailin, ajo i përgjigjet: “E bëri për xhelozi. Nuk fshihet asgjë tjetër. Kam lexuar se flitej për borxhe, apo se ishin zënë për çështje droge. Por të gjitha këto janë gënjeshtra: Igli nuk drogohej, ndërkohë që të gjithë e dinë që Ismaili merrte marijuanë dhe ishte pjesë e disa grupeve. Nuk kam aspak lidhje me atë që ndodhi, por kam frikë të dalë nga shtëpia….”.

Pyetjes së çfarë ndjen për viktimën dhe familjen e tij, Ambera i përgjigjet: “Ngushëllime. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë, pas gjithë gjërave që kam përjetuar këto ditë. Igli ka kryer një krim, tha ajo, më telefonoi menjeherë për të më njoftuar. Nuk munda ta besoj, se e kishte kryer ai”.

Ambera përmend edhe racizmin e banorëve të qytezës. “Kam dëgjuar njerëz të thonë për shqiptarët apo të huajt: “Do ia ndreqim atyre”, aq sa shkatërruan edhe makinën e karabinerëve që po dërgonte Iglin në burg, donin ta sulmonin”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare