Pasi deklaroi se seksi oral nuk është i ndaluar në Islam, hoxha i popullarizuar në Turqi i cili mbanë ligjërata televizive, ka lëshuar një fetva, ku jep licencën fetare për të vratë militantë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.
Ahmet Mahmut Ünlü ka bërë thirrje për vrasjen e xhihadistëve të ISIS’it.
“Nëse kaloni pranë tyre, masakroni ata sikur të ishit duke luftuar me njerëzit e Ad dhe Irem (vende të shkatërruara nga Zoti). Ata që vranë ata do të shpërblehen dhe ata që do të vriten prej tyre do të jenë martirë”, tha Ahmet Mahmut Ünlü.
Ünlü së fundi u kritikua pasi tha se feja islame lejon seksin oral. /express/