Ndrecaj, Beqës: Vish uniformën për një luftë në Maqedoni. Beqa: Ia nisim në Mitrovicë së pari

23.07.2015 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndrecaj, Beqës: Vish uniformën për një luftë në Maqedoni. Beqa: Ia nisim në Mitrovicë së pari

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski publikoi ekskluzivisht sot në portalin e tij disa biseda të Mirsad Ndrecajt dhe Beg Rizajt me personazhë publikë në Maqedoni.
Mes korrespondencave që u publikuan, është edhe ajo ndërmjet Mirsat Ndrecajt dhe kryetarit të Degës së BDI-së në Çair, Bekir Asani, transmeton “Zhurnal”..

Në komunikimin me SMS mes dy bashkëluftëtarëve, Ndrecaj fton Asanin “t’u bashkëngjitet atyre për të nisur një luftë në Maqedoni”.

Ndrecaj i thotë Asanit “vish uniformën dhe le t’ia nisim luftës”, por Asani “sugjeron” që lufta të fillojë së pari në Mitrovicë dhe më pas në trevat e tjera.

Në bisedën e shkruar, nuk thuhet asgjë konkrete për zhvillimet që do të pasonin më vonë.

Gazetari maqedonas citon edhe disa biseda shokësh mes Ndrecajt dhe Rizajt nga të cilat mësohet se që të dy kanë qenë në një krizë financiare, aq sa Ndrecaj thotë se “nuk ka të holla për të shlyer detyrimet për energjinë elektrike”.

Si pasojë, Ndrecaj dhe Rizaj vendosin të kërkojnë borxhin nga Bekir Asani, ndaj i kërkojnë atij të marrë familjen dhe të vijë në Gjakovë ose në Prishtinë për një takim, ku do t’i diskutonin cështjen e parave.

Bisedat nuk saktësojnë çfarë borxhi është ky që i detyrohet Asani atyre, por “Zhurnal” mëson se është detyrimi i pashlyer i BDI-së për angazhimin e tyre si truproja gjatë fushatës së zgjedhjeve në vitin 2008.

Ndrecaj dhe Rizaj ishin angazhuar si truproja të BDI-së në kohën kur vepronte grupi i Agim Krasniqit.

Atëherë ishte vlerësuar se veprimtaria e Agim Krasniqit ndërkohë që PDSH ishte në pushtet, përbënte rrezik për opozitën.

Por paratë që BDI u detyrohej dy luftëtarëve të Dukagjinit nuk u ishin dhënë të gjitha, ndaj ata në fillim të këtij vitit vendosin t’ia kërkojnë Bekir Asanit.

Mes bisedave, është edhe një tjetër ndërmjet Ndrecajt dhe Xhezair Shaqirit – Hoxha, por ndryshe nga ajo me Bekir Asanin, kjo është më tone jomiqësore.

Ndrecaj akuzon Hoxhën se “po gënjen njerëzit duke u dhënë fjalën për një luftë”. Ai i thotë Hoxhës se nuk ka luftuar kurrë dhe se ka ngelur në Tanushë, duke pritur ta ndihmojnë pushtetarët shqiptarë të Shkupit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm