Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin

22.07.2015 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Turistët shqiptarë nga Kosova e Maqedonia braktisin Durrësin

​Risia e këtij viti është fakti që plazhit të Durrësit i janë rikthyer durrsakët, tiranasit dhe turistët e huaj. Pavarësisht këtyre të fundit, plazhi i Durrësit, një nga më të frekuentuarit në Shqipëri për vite me radhë, aktualisht ka një numër të paktë pushuesish.
Kjo ka bërë që çmimet në restorante dhe hotele të jenë të ulëta. Pushuesit aktualë ndjehen shumë të kënaqur dhe komodë, pasi ‘zbrazja’ e këtij plazhi ka ndikuar në rritjen e shërbimeve dhe të pastërtisë.

Numrin e ulët të pushuesve dhe mungesën e atyre tradicionalë, të Kosovës dhe Maqedonisë, pronarët e bizneseve fillimisht e justifikonin me ngërçin e krijuar nga zgjedhjet vendore dhe më pak me muajin e Ramazanit.

Por edhe pse agjërimi përfundoi, numri i pushuesve që gjenden në bregdetin e Durrësit nga Agipi në Shkëmbin e Kavajës është dukshëm më i ulët se pritshmëritë. Madje, në orarin e drekës restorantet buzë rrugës janë bosh, nuk ka njerëz të ulur për të drekuar.

Pronarët e lokaleve dje pohuan se një situatë e tillë është krijuar për shkak të krizës ekonomike, publiciteti i munguar nga operatorët privatë dhe përfaqësuesit e pushtetit lokalë për thithjen e pushuesve si dhe publiciteti i keq që i është bërë plazhit të Durrësit gjatë viteve të shkuara.

Pushuesit

“Kam ardhur nga Tiranë me gjithë familjen. Jemi rikthyer në plazhin e Durrësit, pasi është afër dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, është shumë i pastër, nuk ka shpenzime të mëdha, 300 lekë është çadra me shezlong dhe në mbrëmje kthehemi sërish në shtëpi”, tha një pushues nga Tirana.

Këtë sezon, në plazhin e Durrësit për herë të parë gjen edhe turistë hungarezë, gjermanë etj.

“Jam nga Hungaria. Kam ardhur këtu me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Së bashku me ne është edhe një familje tjetër nga Gjermania dhe do të qëndrojmë 7 ditë në plazhin e Durrësit. Është shumë bukur. Nxehtë, dhe plazhi është fantastik. Qëndrojmë në hotel, ndërsa çmimet janë shumë të lira. Do të rikthehemi sërish vitin tjetër”, tha një turist hungarez.

Çmimet

Pronarët e restoranteve buzë rrugës janë nga Kosova dhe Maqedonia. Kuzhinat e restoranteve të tyre janë në dispozicion të pushuesve, ndërsa çmimet janë të lira pasi gatuhet për familjarë. Me 1500 lekë të reja kalon një vakt një familje prej 4 anëtarësh në restorantet buzë rrugës.

Aktualisht hotelet punojnë me kapacitet nga 30 deri në 40% të tyre, ndërsa edhe banorët e plazhit kanë ulur çmimet dhe dhomat i kanë të lira. Të gjitha bizneset kanë investuar nga viti në vit për të krijuar kushte të mira për pushuesit, por investimet nuk u përkthehen në të ardhura.

Madje, sipas tyre, qëllimisht Durrësit i bëhet propagandë e keqe që pushuesit të shkojnë në Shëngjin e Velipojë ku shërbimet nuk janë më të mira se në Durrës, ndërsa çmimet nuk janë po aq të lira sa në këtë plazh. Në hotelet me emër, çmimi i një dhome varion nga 30 deri në 50 euro. Ndërsa, në hotelet e tjerë një dhomë me kondicioner është 20 euro nata, ndërsa pa kondicioner 7 euro nata.durrsi-plazhi Nga 10 deri në 15 euro nata jepen edhe banesat private me qira për pushuesit, çmime këto shumë të ulëta dhe konkurruese, krahasuar me pjesën tjetër të bregdetit Adriatik, në Shëngjin e Velipojë.

Ndërkohë që në Jug, në bregdetin e Jonit, çmimet janë disa herë më të larta se në Durrës. Pronarët e bizneseve deri tani nuk kanë nisur ende të nxjerrin fitime, ndërsa kalendari shënon 10-ditëshin e fundit të korrikut.

“Po falimentojmë. Pushuesit janë të paktë, ndërsa duhet të paguajmë taksat që na vë shteti dhe pagat e punonjësve. Kemi mbetur me sytë nga rruga në pritje të pushuesve. Shpresa vdes e fundit”, deklaruan ata. /BW/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit