“E dua nënën time, por më shumë e dua IS-in”

22.07.2015 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“E dua nënën time, por më shumë e dua IS-in”

“E dua shumë nënën time… Kur filloj të mendoj për të, zemra më thyhet”.

Këto janë fjalët e para të një postimi të cilin luftëtarët rusisht-folës e kanë shpërndarë në rrjetin social Vkontakte.

Ky postim ishte shkruar më herët nga komandanti çeçen Abu Umar Grozny, i grupit militant Shteti Islamik në Kaukazin Verior.

Edhe pse llogaria e Groznyt në Vkontakte është mbyllur, postimi i tij është shpërndarë nga Said Murtuzaliev, i cili është mbështetës i Shtetit Islamik.

Në këtë postim, i cili ka për qëllim rektruktimin e militantëve të rinj rusisht-folës, Grozni haptaz pranon se e do nënën e tij dhe dhimbjen që jeton larg saj, por ai thotë se i është bashkuar Shtetit Islamik, pavarësisht kësaj.

Militanti Grozny, që e ka marrë emrin e luftës nga kryeqyteti i Çeçenisë, gjithashtu shprehet kritik ndaj burrave që nuk i bashkohen IS-it sepse thonë që do t’iu mungojë nëna e tyre shumë.

Është e dhimbshme të thërrasësh në shtëpi

Në pjesën e parë të postimit, Grozny kujton nënën e tij, duke e përshkruar atë si “zemër mirë, dashurinë e saj për fëmijët… aftësinë e saj për të kuptuar se ti nuk je mirë, pavarësisht se je qindra kilometra larg saj… dhimbjen e saj kur shqetësohet për ty, mallin që ka për ty”.

Militanti çeçen tregon se ai është i mërzitur se e ka lënë nënën kur është bashkuar me Shtetin Islamik në Siri. Ai thotë se është e “vështirë” për të “që t’ia dëgjojë zërin e trishtuar” dhe ta dëgjojë atë “teksa qanë”.

Trishtimi i nënës së tij, e ndalon militantin Grozny që të telefonojë në shtëpi.

“Shumë rrallë thërras në shtëpi sepse e dëgjoj atë teksa përgjigjet me gjithë zemrën e saj dhe trishtimi i saj i bënë gjërat më të vështira për mua”, shkruan ai.

Militanti Islamik madje e imagjinon se si do të ishte për të sikur nëna e tij papritur të shfaqej pranë tij.

“Do ta përqafoja dhe nuk do ta lejoja që të ikte”, ka shkruar ai. “Më mungon shumë, më mungon aroma e saj, buzëqeshja dhe sytë e saj”, ka shkruar tutje ai.

Burrat e vërtetë kryejnë xhihadin

Pranimi i militantit Grozny se i mungon nëna e tij, si dhe ndjeshmëria që ai shfaq për vuajtjet që po ia shkakton asaj është në kundërshtim me kulturën burrërore dhe brutale të Shtetit Islamik.

Por, në postimin e tij Grozny shprehet se një lloj i ri i “burrërisë në IS”, është kur militantët e pranojnë se po bëjnë sakrificë personale vetëm për të qenë pjesë e Shtetit Islamik.

Edhe pse militanti Grozny nëpër fotografi shfaqet gjithmonë i shoqëruar me militantë të tjerë, duke mbajtur armë, ai gjithashtu ka treguar edhe një anë më “të butë” të personalitetit të tij, duke përfshirë edhe postimin e fotografive të fëmijëve të tij.

Duke u paraqitur kështu, ai po mundohet që të krijojë një ide të re se si militantët “e vërtetë” duhet të sillen.

Edhe pse ai shprehet se i vjen keq që me pjesëmarrjen e tij në lufë nëna e tij po vuan, ai thotë se dhimbja e saj nuk është asgjë krahasuar me dhimbjen që kanë myslimanët e tjerë nëpër botë.

Në pjesët e postimit, ku ai mundohet që të rektrutojë militantë të rinj, nuk përmend asgjë me brutalitetin që Shteti Islamik bënë ndaj myslimanëve sunitë.

Grupi militant Shteti Islamik ka kryer masakra masive në fiset sunite në Irak, të cilët thonë se i takojnë “umetit botërorë” për të cilën Grozny thotë se lufton.

Militanti çeçen gjithashtu nuk tregon se si Shteti Islamik i trajton minoritetet në Siri dhe Irak apo dhe myslimanët shiitë, për të cilët grupi ekstremist thotë se janë “të pafe”.

Nëna e dashur, babai i dashur, por asnjëri sa IS-i

Duke vazhduar propagandën e tij rekrutuese, Grozny thotë se “militantët e vërtetë” duhet ta duan më shumë fenë islame sesa familjen e tyre dhe se nuk duhet të përdorin dashurinë që kanë për nënat e tyre për të mos u bashkuar me Shtetin Islamik.

“Mjerë ata që kanë dashuri më të madhe për prindërit se sa për Allahun”, shkruan ai.

Në fund, militanti Grozny i fton myslimanët rusisht-folës që t’i bashkohen Shtetit Islamik duke iu thënë që të njohin natyrën e tyre njerëzore, transmeton rel.

“Më duket e çuditshme kur disa vëllezër myslimanë thonë se nuk duan që të bashkohen me ne sepse nuk mund t’i lënë prindërit e tyre. A janë prindërit e tyre më të mirë se prindërit tonë? Ose a mendojnë ata se ne nuk kemi zemër?”, pyet Grozny.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit