Krye parlamentari Kadri Veseli nuk ka dashur të komentoj për mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli ka sugjeruar mediet që të pyesin bashkatdhetarët e tyre për problemet dhe qëndrimin e tyre ne vendlindje dhe të mos merren me mbledhjet e PDK-së.
Këto komente ai i bëri në takim me bashkatdhetarët që sot po vizitojnë Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se të rrallë janë popujt që ruajnë lidhjet e tyre siç ka bërë populli ynë.
Ai ka kërkuar falje nga ta sa i përketë mos efikasitetit dhe shërbiemt e ofruar për ta. Burokraci por edhe neglizhencë e ka quajtur ai shërbimin që u ofrohet atyre.
Por kaa premtuar angazhim dhe i ka lutur ata që të kthehen në Kosovë
Veseli ka thënë se në pjesën e dytë të muajit korrik festa për bashkatdhetarët do të jetë tradicionale.
Dalih Ahmeti që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se në këtë kuvend janë marrë vendime të rënda.Ai ka porositur se Kosovën e pret një punë e madhe
Ndërsa, Fatmir Muqolli nuk ka gjetur përkrahje për një projekt që ka dashur ta realizoj në Kosovë./GazetaTribuna/