Ndryshimet kushtetuese bllokojnë vendimmarrjen në Kosovë

21.07.2015 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndryshimet kushtetuese bllokojnë vendimmarrjen në Kosovë

Amandamentimi i Kushtetutës po e bllokon punën e institucioneve të Kosovës në vendimmarrje për çështje të rëndësishme, vlerësojnë analistë politik në Prishtinë.

Themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte, apo edhe i Forcave të Armatosura të Kosovës, kërkon nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë.

Mirëpo, procedurat e ndryshimit të kushtetutës mbeten mjaftë sfiduese, pasi që nevojitet një votim i dyfishtë, që kalon përmes votimit prej dy të tretave të të gjithë deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve nga radhët e minoriteteve.

Pas dështimit që në seancën e 26 qershorit të themelojë Gjykatën Speciale, së fundi, Kuvendi i Kosovës vendosi të shtyjë edhe votimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Listën Serbe, votat e të cilës janë të domosdoshme.

Analisti politik nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Fisnik Korenica thotë se problemet rreth themelimit të Forcave të Armatosura mund të barten edhe në dialogun politik që Kosova po zhvillon me Serbinë në Bruksel.

“Mendoj që Lista Serbe është kundër amandamenteve për FAK-un, sepse Beogradi dëshiron që FAK-un ta shndërrojë në një temë të dialogut dhe përmes saj më pastaj të sigurojë autonomi ushtarake për veriun e Kosovës”.

“Një strategjie të tillë të Beogradit, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk i është kundërpërgjigjur në mënyrën e duhur duke i vendosur vijat e kuqe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Korenica për Radion Evropa e Lirë.

Në zhvillimet aktuale politike kur vendimmarrja është bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve politike, analisti Artan Muhaxhiri thotë se zgjidhja tani mund të pritet vetëm përmes trysnive nga faktori ndërkombëtar.

“Është e pritshme që nga politikanët kosovarë të kërkohen kompromise, sepse kompromise kërkohen edhe prej të gjithë politikanëve ballkanas. Pra, duhet të kemi parasysh që vendet e Ballkanit nuk kanë shumë hapësirë për t’i imponuar agjendat e tyre në raport me kërkesat që vijnë nga partnerë të fuqishëm ndërkombëtar, kështu që edhe këto kompromise që kërkohen janë në vazhdën e projekteve të mëdha që ndërkombëtarët i kanë për Ballkanin dhe nuk ka shumë hapësirë për diskutime”, ka deklaruar Muhaxhiri në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Nevoja që Kosova t’i përmbushë disa obligime ndërkombëtare është shtruar në disa raste edhe nga vet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sidomos në lidhje me themelimin e Gjykatës Speciale, Mustafa ka thënë edhe sot se çështja do të procedohet në momentin kur të sigurohet shumica e nevojshme në Kuvend për miratim.

“Natyrisht se po punohet me deputetë dhe ne do të shkojmë në Kuvend në momentin kur do t’i sigurojmë votat në mënyrë që kjo të jetë fitore e parlamentit dhe qeverisë, por të jetë fitore edhe e Kosovës sepse me këtë ne e përmbushim një prej detyrimeve tona”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Sidoqoftë, me gjithë këto sfida, analistët nuk shohin ende rrezikun e krizës dhe bllokimit të punës së institucioneve që do të çonte vendin në zgjedhje të reja.

Sipas tyre, shpresat tek tejkalimi i bllokadës në vendimmarrje vazhdimisht mbështetet te trysnitë ndërkombëtare si për Gjykatën Speciale për krime lufte apo edhe për arritjen e një ujdie me Listën Serbe kur është në pyetje krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Nga 1 qershori s’ka pagesa mbi 2 mijë euro me para në dorë, Murati: Paguani me kartelë ose në mënyrë elektronike

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve për respektim të rregullave

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Abdixhiku para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Ardian Gjini e nis javën në Vushtrri, takohet me biznese dhe me të rinjtë

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Musliu: VV po sulmon UÇK-në për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe korrupsioni

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Isufi: Ramush Haradinaj mbetet simbol i shtetndërtimit dhe demokracisë në Kosovë

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Netanyahu e pranon, ka vështirësi për të ndikuar në vendimet e Trump mbi Iranin

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Ambasadori britanik pritet nga Abdixhiku, flasin për zgjedhjet dhe programin e LDK-së

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Kurti në Ditën Përkujtimore: Mirënjohje për ushtarët amerikanë që kontribuuan në çlirimin dhe sigurinë e Kosovës

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ndihmon dhjetëra jetimë me nga 100 euro

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar