“Kosova ka më pak armë ilegale sesa vendet e rajonit”

20.07.2015 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Kosova ka më pak armë ilegale sesa vendet e rajonit”

Në emisionin “Puls” u debatua për armët ilegale dhe rrezikun për sigurinë publike. Në emision të ftuar ishin Rexhep Selimi, anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës dhe Mensur Hoti, Drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministri të Punëve të Brendshme.

Deputeti Selimi tha se armët ilegale janë shqetësim i madh por se, sipas tij, ulja e numrit të armëve ilegale në duart të popullit nuk bëhet me bastisje, konfiskime ose me reklama televizive për vetëdijesim sepse ato nuk janë shumë efektive.

“Mendoj se duhet projektligj i ri i cili do të ndihmonte në legalizimin e atyre që duhen dhe shumica e armëve tjera duhet të shkatërrohen. Mendoj se konfiskimi i armëve nuk po bëhet nëpër podrume të konservuara dhe mendoj se policia nuk ka qasje nëpër enklava dhe aty janë të armatosur rëndë nga një shtet tjetër. Duhet shumë shpejt të bëhet amnistia dhe të dorëzohen armët ilegale, ndërsa ato që mund të legalizohen duhet të legalizohen. Këtë emision do ta shfrytëzoj të bëjë apel që gjatë këtyre ditëve mos të rrezikojnë familjen, shoqërinë nëpër ahengje etj., mos të shndërrohet në tragjedi gëzimi. Armët e kanë vendin në institucionet e sigurisë, në polici e ushtri, dhe atyre që shteti ua beson. Lus të mos përdorin armët në ahengje”, theksoi Selimi, raporton Koha.net.

Ndërkaq, Mensur Hoti tha se duhet të qartësohet se arma më vdekjeprurëse në Kosovë është automjeti, duke potencuar se më shumë vdesin nga aksidentet, sesa nga armët ilegale.

“Ne si MPB (policia) gjatë vitit konfiskojnë rreth 1500 armë. Ne kemi punuar shumë dhe kemi marrë iniciativa që t’i çarmatosim qytetarët për një ambient të sigurt, por nuk janë 350 mijë armë ilegale që supozohet se janë, nuk qëndron kjo shifër që është supozuar nga UNDP. Janë shumë arsye pse nuk qëndron ky numër. P.sh. konfiskimi që bëhet çdo vit prej rreth 1500 armëve, po ashtu numri i armëve që është legalizuar, numri i armëve që janë dorëzuar vullnetarisht gjatë dy amnistive në kohën e UNMIK-ut, numri i armëve që janë të legalizuara ku i afrohet numrit rreth 100 mijë sosh. Po e harroni që edhe pas luftës në Kosovë, kanë qenë dy lufta tjera dhe mendohet se shumë armë e kanë lëshuar vendin tonë dhe nuk janë kthyer më në Kosovë. Pra nuk janë 350 mijë armë ilegale në Kosovë. Mos të harroj: gjatë këtyre tri viteve të fundit i kemi shkatërruar 6800 armë. Pra, pas gjithë këtyre argumenteve që i dhashë, ju garantoj se në Kosovë ka shumë më pak armë ilegale dhe tash në krahasim me rajonin jemi shumë më mirë, pasi tash edhe në dhënien e lejeve për armë jemi strikt”, theksoi ai.

Tutje, ai tha se edhe shtetet perëndimore, për sa i përket numrit të armëve ilegale, e tejkalojnë Kosovën shumëfish për numër të banorëve, ndërsa theksoi se në rajon ne e kemi numrin më të vogël të armëve të regjistruara.

“Po e harroni se Serbia i ka 1 milion armë të regjistruara dhe rreth 3 milionë ilegale. Pra, ne jemi më së miri në krahasim me rajonin”, bëri me dije Hoti, duke apeluar tek qytetaret që në rast të keqpërdorimit të armëve të tyre, “ta dinë se mund të vrasin dhe lëndojnë një familje tjetër”.

“Lus të mos i përdorin armët, po e harrojnë se plumbi bie në tokë dhe mund të shkaktojë vdekjen. Kërkoj, lus, që mos të gjuajnë me armë, t’i ndalin këto gjuajtje, duhet të vetëdijesohen. Me projektligjin e ri i cili pritet të miratohet, legalizimi dhe amnistia do të ndikojë shumë në uljen e numrit të armëve ilegale dhe do ta rrisim numrin e regjistruar të armëve ilegale. Nuk ka nevojë të frikësohen qytetarët që do t’ia marrim armën pasi e legalizojmë. Jemi vend demokratik dhe nuk ka nevojë për frikë”, potencoi në fund Hoti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë