Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu është rizgjedhur për të udhëhequr klubin katalunas edhe për gjashtë vjet.
Ai fitoi zgjedhjet e të shtunës duke mposhtur ish-presidentin Joan Laporta.
Bartomeu mori drejtimin e klubit në janar të 2014-ës, pasi Sandro Rosell u largua nga klubi pas skandalit për transferimin e Neymarit.
Bartomeu fitoi 54.63 për qind të votave, ndërsa i dyti ishte Joan Laporta me 33.03 për qind.