Leverkusen kërkon Hysajn

E publikuar: 18/07/2015 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayer Leverkusen nuk ka humbur kohë dhe ka bërë një ofertë konkrete për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare që aktualisht luan te Empoli, ka qenë një prej emrave më të përfolur këtë verë në merkato sa i përket një transferimi të mundshëm, me Napolin, Lazion por dhe Chelsean që kanë shfaqur interes për të. Por në ndryshim nga ekipet e sipërpërmenduara, klubi gjerman i aspirinave ka hedhur një hap konkret për të siguruar shërbimet e shqiptarit.

Leverkusen ka kontaktuar me Hysën, agjentin e futbollistit dhe Empolin duke bërë një ofertë konkrete për të. Vetë futbollisti megjithatë ka bërë të ditur se do të jetë Empoli që do të vendosë. Vetë Hysaj nuk ka shprehur ndonjë simpati për ndonjë kampionat në vecanti duke theksuar se e rëndësishme për të është që ekipi i ardhshëm të jetë një klub cilësor dhe në këtë aspekt Bajer Leverkusen i plotëson kriteret. Hysaj ka qenë një titullar fiks për Shqipërinë në këto eliminatore ashtu si dhe te klubi i tij i Empolit dhe ofertat në adresë të toskanëve për mbrojtësin nuk ka munguar. Leverkusen tashmë ka hedhur hapin e parë, por Empoli do të vendosë nëse oferta për mbrojtësin shqiptar është ajo e favorshmja ose jo./ss/