Gjithçka ka shkuar mirë në martesën tonë qe katër vjet që jemi bashkë. Vëllezërit e mi e kishin njohur më herët burrin tim si një aventurist i madh, mirëpo kur na panë neve bashkë, atij menjëherë ia “lidhën” këmbët: ose do të martohej me mua ose do marr plumbin në ballë…
Sh., 31 vjeçe, me flokë të gështenjtë dhe trupdrejtë, ende i duket si në ëndërr gjithë shtrëngata e fatit të saj jetësor. Është një femër në sytë e së cilës rëndon fatkeqësia dhe vuajtja që do ta shoqërojë kushedi sa kohë.
Sh., pranon të rrëfejë gjithë sfilitjen e shpirtit të saj pa fshehur gjë. Motivi kryesor që e shtyn ta shprazë mllefin e saj të mbledhur, është dashuria e madhe që ka për bashkëshortin, dashuri kjo tashmë e cila, pas një momenti shumë luhatës, shpëtoi pa ndarje…
“Nuk di nga t’ia nis: as unë e as burri im nuk kemi qenë të pastër shpirtërisht. Megjithatë, që në takimin tonë të parë ia hapëm zemrën njëri-tjetrit, ashtu siç edhe bëjnë adoleshentët e pafajshëm. Si e re, edhe unë kam vuajtur për djaloshin e ëndrrave të mia dhe ua kisha lakmi atyre shoqeve të klasës që pas orëve të mësimit ua futnin krahun të dashurve të tyre dhe shkonin krah për krah… Dhe, sa herë vendosja të bëja edhe unë një gjë të tillë, diçka më dilte si pengesë dhe prapë filloja nga zero…
Kunata më tregoi si ishte akti i parë seksual
Përshtypjet nga akti i parë seksual i kisha dëgjuar për herë të parë nga kunata ime, e cila më tregonte çdo gjë fill e për pe… Andaj, ajo sikur m’i mbushte “bateritë” dhe isha kureshtare që edhe unë ta provoja një gjë të tillë.
Pse nuk zhytem edhe unë në detin e mëkatit? – shpeshherë i thosha vetit.
Andaj, që nga koha kur fillova të mendoja kështu dhe derisa u martova, trupin tim ua kam dorëzuar vetëm dy meshkujve. Për të parin nuk kam menduar kurrë diçka më gjatë për të. Më pëlqeu në shikim të parë, ai u tregua i shkathtë dhe më bëri për vete…
Dhe, një vit para se të njihesha me burrin tim të ardhshëm, u njoha me një student nga Peja, katër vjeç më i ri se unë, me të cilin edhe i kalova çastet më të ëmbla të jetës sime… Atij i pëlqenin femrat më të moshuara se ai, por edhe unë hetova se zemra ime i donte meshkujt më të ri se unë… Prandaj, edhe shumë shpejt e harrova dashurinë e parë…
E dija se kishte edhe dashnore të tjera, por m’u betua se nuk do më linte pa pëlqimin tim. Dhe, ndarja me të ishte shumë e çuditshme: më kërkoi martesë. Por, me kusht që të jetonim në fshatin e tij të lindjes, në komunën e Pejës.
Nuk pranova, andaj zgjidhja më e mirë ishte ndarja.
Babai më propozonte martesë me djem të shokëve
Por, problemin më të madhe e kisha me babanë, sepse më propozonte martesë me djem të shokëve të punës. E, ai nuk e dinte gjendjen time, nuk e dinte trupin tim… Andaj, edhe nuk guxoja të pranoja asnjë ofertë të babait, sepse e dija veten si isha. Duhej vetë të gjeja njeriun me të cilin do të martohesha…
Sidoqoftë, tashmë kisha një përvojë në dashuri dhe me kohë e kuptova se kur djemtë dashurohen nuk pyesin a je e virgjër a jo… Për këtë arsye duhej ta gjeja një djalë që do më dashuronte. Pra, duhej ta luaja rolin e virgjëreshës. Megjithëse, në moshën time 27 vjeçe ishte vështirë të besonte kush se ende isha vajzë…
Në këtë kohë u njoha me Y., 36 vjeç, nga Prishtina, e që jetonte në Perëndim. Takoheshim sa herë që vinte në Kosovë dhe kalonim për mrekulli. Vëllezërit e mi, kur morën vesh për këtë gjë, veç sa nuk u shashtrisën. Mashtrues është ai, më thanë.
Megjithatë, mua më ishte mbushur mendja se ai më donte, vërtet. Më tregonte gjithçka dhe ishte i gatshëm t’i linte prapa të gjitha aventurat dhe t’i kthehej jetës serioze…
Sidoqoftë, nën trysninë që i bënin vëllezërit e mi, ai pranoi të fejohej me mua. Dhe, pas tre muajsh të fejuar, në verën e vitit 2011 edhe bëmë martesë.
Por, që nga ajo kohë e deri tash vetëm një herë e kam pasur veten pisk: Momenti më i vështirë ishte kur im burrë më njohu me një ish-timin, të cilin e njihte nga koha kur ai ende kishte qenë në Kosovë, e që unë nuk e kam ditur një gjë të tillë.
Nuk dija çfarë të bëja: t’i tregoja apo jo…
Andaj, edhe ia thash të gjitha: fill e për pe…
Dhe, për çudi, në fillim nuk më foli rrafsh një javë, por më vonë u bë sikur nuk kishte ndodhur asgjë ndërmjet nesh…
Kjo bëri që edhe të shpëtojë martesa jonë”, tregon Sh., tashmë e kënaqur që arriti ta shpëtojë martesën e saj.A./kosovarja/