Seks me të panjohur dhe ngel shtatzënë, ja si vepron për të gjetur babanë e fëmijës

E publikuar: 18/07/2015 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë në pritje të lindjes së fëmijës së saj është shumë e dëshpëruar dhe kërkon të gjejë personin me të cilin pati një flirt dhe që e la më pas shtatzënë. Për të gjetur babanë e ardhshëm, gruaja ka gjetur një mënyrë me të vërtetë të jashtëzakonshme.

Ajo ka pikturuar një lloj identikiti me dorë të lirë dhe rezultati ka qenë me të vërtetë modest. Hundë e madhe, buzë mishtore dhe rrudha përreth syve. Këto, sipas femrës me origjinë nga Meksika, e cila banon në Neë York, janë karakteret më kryesore të tipareve të atij mashkulli. Siç raporton Mirror, nëna e ardhshme ka postuar fotografinë e identikitit në sajtin Craigslist, duke shpresuar që mashkulli në fjalë të njohë veten.

Gruaja ka lënë si diçiturë përbri fotos: “Pas pak kohe do të lindë fëmija. Shpresoj se do të jesh në jetën e tij. Më the se ishe një sipërmarrës dhe se je gjysmë lindor. Unë jam meksikane dhe amerikane. Kemi bërë seks tre herë dhe më pas je zhdukur, bëra një vizatim. Nuk është si ai i policisë, por shpresoj të jetë i lehtë që ti të njohësh veten dhe të tjerët të të njohin ty. Nëse dikush arrin ta dallojë, ta paralajmërojë se është duke u bërë baba”./Noa/