Serbia do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

18.07.2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Qeveria e Serbisë dhe diplomacia serbe nuk e pranojnë idenë që Kosova të jetë anëtare e UNESCO-s dhe do të luftojnë kundër kësaj

Kështu, ka deklaruar sot drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq, i cili këtë nismë e ka cilësuar si “kulmin e cinizmit” dhe politikisht të papërgjegjshme.

“Ata të cilët e kërkojnë këtë janë fajtorët kryesorë për shkatërrimin e qindra relikteve serbe në Kosovë. Mendoj se ideja është që ata të cilët dolën nga lufta si komandantë të luftës e pastaj ndërruan rrobat dhe u bënë politikanë sot kërkojnë që të drejtojnë dhe të vendosin për reliktet të cilat i shkatërronin derisa ishin të në uniforma – ky është kulmi i cinizmit dhe papërgjegjësisë politike”, ka thënë Gjuriqi për TV Pink të Beogradit.

Sipas tij, ideja e tillë në kuptimin politik paraqet një sinjal jo të mirë.

Diplomacia serbe, ka thënë ai, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat që i ka në dispozicion që një gjë të tillë ta pengojë.

I pyetur se si do të reflektohet kjo në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Gjuriqi ka thënë se ai duhet të zhvillohet ashtu që para ë gjithash të mundësojë dhe të normalizojë jetën e qytetarëve të rëndomtë.

“Për ne nuk është e lehtë ajo që duhet të bisedojmë me njerëz për të cilët e dimë se çka dhe si kanë bërë, por do të bisedojmë me secilin që mund të sjellë deri te ajo që njerëzit tanë të jenë më të sigurt dhe me secilin që është përgjegjës në emër të popullit shqiptar”, ka thënë Gjuriqi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë