Vitin e kaluar u regjistruan 800 raste të reja me kancer

18.07.2015 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vitin e kaluar u regjistruan 800 raste të reja me kancer

Zyrtarë shëndetësorë thonë se vetëm gjatë vitit 2014, në Kosovë janë regjistruar rreth 800 raste të reja të të sëmurëve me kancer që janë trajtuar në institucione shëndetësore, por nuk dihet numri i saktë i të gjithë atyre që vuajnë nga kjo sëmundje.

Format më të shpeshta të regjistruara në Kosovë, janë kanceri i gjirit te gratë dhe ai i mushkërive te burrat.

Ndërkaq, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, statistikat flasin se numri i rasteve të reja me kancer nuk ka shënuar rritje të dukshme krahasuar me vitin e kaluar, deklarojnë zyrtarë shëndetësorë.

Nga kanceri i gjirit, si sëmundja më e shpeshtë që prek femrat, janë kryer rreth 200 operacione, bën të ditur Shqiptar Demaçi, kirurg torakal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Mund të hetohet shtim i numrit të pacientëve, por jo alarmante. Ne në klinikë kemi pasur deri në 200 raste të reja të operacioneve të kancerit të gjirit gjatë vitit. Kushtet janë të mira, praktikisht ato që kanë qenë”.

“Tani kemi filluar që operacionet t’i bëjmë me heqjen e gjirit me implant të silikonit. Kjo ndodh te rastet e pacienteve të reja, ose kur kanceri është i vogël. Kemi pak telashe me furnizim me këto implante. Përndryshe radioterapia dhe kimioterapia po funksionojnë mirë”, thotë Demaçi.

Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit Onkologjik në QKUK, thotë se në tremujorin e parë të këtij viti, janë paraqitur 52 raste të reja me kancer në gji, ndërsa në tremujorin e dytë me kancer në gji janë paraqitur50 gra.

“Këto statistika na bëjnë të kuptojmë që nuk ka shtim të shumtë të rasteve. Kushtet e trajtimit në përgjithësi janë të mira. Radioterapia, kemioterapia dhe terapia hormonale , dhe gjitha këto shërbime ofrohen në Institutin e Onkologjisë, derisa pjesa më e madhe e ilaçeve në këtë gjashtëmujor ka qenë në dispozicion, me disa mungesa, por të gjitha rastet terapinë e fillojnë me kohën që është e paraparë”, thekson Hyseni.

Ndryshe mbi 24,000 vizita mjekësore dhe protokolle terapeutike të zbatuara te pacientët, dhe mbi 3 mijë seanca radio-terapeutike, janë realizuar në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në Institutin Onkologjik gjatë vitit të kaluar.

Bazuar në të dhënat e fundit rreth incidencës dhe vdekshmërisë së lartë në mbarë botën nga kjo sëmundje, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë miratuar Planin Nacional për Kontrollin e Kancerit, i hartuar nga Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit të Kosovës.

Ky plan, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, ka për qëllim zvogëlimin e incidencës së kancerit, ku objektiv kryesor ka parandalimin, zbulimin e hershëm dhe skriningun, diagnostikimin, trajtimin specifik multidisiplinar, trajtimin paliativ dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur. /REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë