Korrupsioni politik luftohet me vullnet e guxim. Kosova s’i ka

E publikuar: 17/07/2015 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korrupsioni politik ende mbetet sfidë n’institucionet e Kosovës. Luftimi  i tij, simbas zyrtarëve  të shoqnisë civile asht i vogël. Krejt kjo për faktin se po mungon vullneti institucional por edhe guximi  i drejtësisë me luftue atë.

Dren Doli prej Grupit për Studime Jurdike e Politike  thekson se institucionet e Kosovës kanë deshtue me adresue çashtjen e pasunimin të paligjshëm të zyrtarëve publik, dhe ne ketë mes edhe korrupsionin politik. Simbas tij, kjo asht njana prej çashtjeve kryesore e cila i rrinë mbrenda imazhit të Kosovës dhe me të cilën ajo pershkruhet jashtë.

Simbas Dolit në ketë çashtje ka probleme ligjore, por kur vjen fjala të ndjekja e zyrtarëve publikë për çashtjen e korrupsionit nuk ka ndonji pengesë ligjore por ka mungesë të vullnetit prej prokurorëve apo guximit të tyne për me ushtrue mandatin për të cilin paguhen dhe thirren.

Ai ka theksue se menaxhmenti i ri duhet me adresue ketë çashtje dhe me tregue seriozitetin e tij në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kurse Artan Canhasi prej Institutit Demokratik të Kosovës, për Televizionin Rrokum ka theksue se lufta ndaj korrupsionit në Kosovë për fat te keq mbetet në  nivel deklarativ. Ngase, si thotë ai, deri tash nuk kemi pa nji perpjekje serioze për luftimin e kesaj dukunije.

Simbas Canhasit, raportet e ndryshme t’Auditorit që janë tue u publikue ditët e fundit nuk merren për bazë për hetimet e ndryshme kundër korrupsionit.

KDI vlerëson se duhet marrë për bazë prej zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe duhet me u inicue procedurat për shkeljet që evidentohen në fushën e Prokurimit Publik.

Zyrtari i KDI ka shtue se Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit t’Interesit i cili asht ba nji sagë ne vete edhe pse nuk kishte me i zgjidhë të gjitha problemet, të paktën kishte me rregullue fushën e interesit ku nji person i caktuem nuk kishte me pasë dy e ma shumë pozita.

Tue mos u luftue ky fenomen, shumë procese integruese kanë ngecë në Kosovë, e pikërisht lufta ndaj korrupsionit ka qenë ‘thembra e akilit’ në tana raportet e fundit të progresit.