Kryeminsitri, Isa Mustafa e zëvendësi i tij, Hashim Thaçi lëshuan më herët seancën e Kuvendit.
Ata po prisnin kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën që erdhi për vizitë të shkurtër dhe të befasishme.
Krejt cka u thanë mediave ishte vetëm përshëndetja, njofton Klan Kosova.
Pas takimit të tyre me dyer të mbyllura, qeveritarët e të dyja vendeve vendosën të drekojnë së bashku në një nga restorantet e kryeqytetit.
Klan Kosova mëson se nga këtu kryeminsitri Rama dhe minsitri i jashtëm, Ditmir Bushati takuan liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.