Marrëveshja e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë të qytetarëve të R.Kosovës dhe asaj të Serbisë, do të hyjë në fuqi me 24 Korrik 2015.
“Kam kënqesinë të ju njoftoj se marrëveshja e arritur në Bruksel për lëvizjen e lirë të qytetarëve të R.Kosovës dhe asaj të Serbisë, do të hyj në fuqi me datën 24 Korrik 2015. Tani më janë bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme nga ana ynë dhe jemi duke pritur me padurim këtë datë kaq të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve”, thuhet në një njoftim të nënshkruar nga Rrahim Pacolli.
Sipas tij, qytetarët e R. Kosovës për të udhëtuar në Sërbi tani e tuje do të ju nevojitet vetëm Polica TPL+ të cilën mund ta marrin në Kompanitë e Sigurimeve në Kosovë.
“Ky është vetëm një hap i vogel në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, porse ju premtoj se shumë shpejt ne nuk do të kemi më nevojë të presim radhë të gjata për ti kaluar kufijtë e shteteve tjera sepse shumë shpejtë qytetaret e Kosovës do të kenë në duar Kartonin e Gjelbërt me të cilin do të shetisin lirshëm gjithë Europën dhe për këtë po punohet intensivisht”, thotë Pacolli.
Pacolli siguron edhe një herë bashkëatdhetarët tanë se vitin e ardhshëm nuk do të kenë më nevojë të paguajnë Sigurim Kufitar në hyrje të Kosovës.