Mbretnesha e pret Presidenten Jahjaga

E publikuar: 15/07/2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, asht prite me nderime të nalta në Buckingham Palace, ku do të takohet me mbretneshën e Britanisë së Madhe.
Nën intonimin e himnit shtetnor, Jahjaga asht prite në hymje të pallatit të Naltmadhnisë së saj, Mbretneshës Elizabeta II.
Ky asht takimi i parë zyrtar i nji përfaqësuesi të Kosovës me Mbretneshën e Britanisë së Madhe.
Lajmin e ka konfirmu edhe vet Presidentja, përmes faqes së saj zyrtare në Facebook.
Moment historik. Nder ta falenderoj Mbretëreshën Elisabetë për rolin qenësor të Britanisë për lirinë & pamvarësinë e Republikës e Kosovës, – asht shprehë Presidentja Atifete Jahjaga mbas takimit me Mbretneshën e Britanisë, Elizabetë II.