Jevtiç: Kthimi i personave në Kosovë mund të zgjasë për 20 vjet

E publikuar: 15/07/2015 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OSBE me ndihmën e Komisionerit të Lartë të KB për Refugjatë ka organizuar takimin përgatitor të grupit punues teknik ndër-qeveritar për zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova.

Me këtë rast, Ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiç ka thënë se 20 mijë persona duan që të kthehen në Kosovë por kthimi i gjithë këtyre personave me ritmin që po zhvillohet mund të zgjasë edhe për 20 vitet e ardhshme.

Kthimin e ngadalshëm ai e ka arsyetar me mungesë të buxhetit. Sipas tij, për këtë vit mund të kthehen vetëm 700 persona./Gazeta Tribuna/