Kohët e fundit, doktorët kanë hapur një debat të ri për atë se sa shpesh duhet të bëjmë dush, dhe përgjigjet e tyre mund t’i gjeni më poshtë.
Doktorët thonë se nëse keni një punë intensive në ambiente të jashtme, ku moti është i nxehtë apo i lagësht – në thelb, në qoftë se puna që e bëni ju bën me djersë – atëherë po, profesionistët mjekësor rekomandojnë që të bëni dush çdo ditë.
“Teprica e djersës në lëkurë i bllokon poret, që mund të çojë në puçrra fytyre dhe të trupit, ose gunga të kuqe në fytyrë,” thotë dermatologu Monika G. Kiripolsky.
Plus, duke bërë dush çdo ditë, ju do të mbani erë më të mirë gjithashtu. Duke bërë dush çdo ditë ju mund të hiqni bakteret nga lëkura, thotë Jeffery Benabio, një mjek.
Por, shpesh njerëzit të cilët nuk djersiten shumë mund të përballojnë 2-3 ditë pa bërë dush, thotë Kiripolsky.
Dushi i tepërt, që është dy herë në ditë – të cilën shumë njerëz e bëjnë, mund të dobësojë funksionin pengues të lëkurës tuaj, duke e bërë atë që të reagojë më shumë ndaj aromave, ngjyrave dhe irrituesve të tjerë potencial. Si rezultat, lëkura juaj mund të bëhet e thatë, e kuqe dhe me kruarje.
Është më e rëndësishme që të bëni dush kur duhet se sa çdo ditë. Kur të bëni dush përdorni ujë të vakët dhe shmangni sapunët të cilët e thajnë lëkurën. Pastrojeni lëkurën kur jeni ende të lagur me një produkt të bazuar si AQUAPHOR, për të shmangur puçrrat, thotë Kiripolsky.
Dhe në qoftë se nuk mendoni se po e ashpërsoni lëkurën e trupit tuaj duke bërë dush çdo ditë, të paktën tregoni pak ‘dashuri’ për gjoksin tuaj, sqetullat dhe organet gjenitale. Këto zona janë prodhuesit më të mëdhenj të sebrumit, i cili është përgjegjës për erën e trupit dhe rritjen e baktereve. Pastroni ato me një pastrues të butë.
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/a-duhet-te-beni-dush-cdo-dite/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright