Ka ndërruar jetë edhe punëtori i katërt i Mabetex-it Hajrush Hoti, i cili ishte lënduar të hënën gjatë punës në Astana të Kazakistanit.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe drejtori i kompanisë Mabetex, Islam Pacolli.
Një ditë më parë gjatë çmontimit të një skeleje në Kazakistan e humbën jetën tre punëtorë nga Kosova.
Viktimat ishin 34 vjeçari Blerim Kadriu, 32 vjeçari Bekim Durmishi dhe Luan Bakia 39 vjeç.
Ndërkohë, i lënduar është edhe Avni Maksuti.