Kush deshti me e vra Ibrahim Rugoven? Çka thote Izet Haxhija, truproja i Sali Berisha

13.07.2015 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush deshti me e vra Ibrahim Rugoven? Çka thote Izet Haxhija, truproja i Sali Berisha

Mbas deklaratës së djeshme të Sali Berishës në Facebook, se ka pase plan shtetnor te socialistave me vra ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1991, reagoi menjiherë Izet Haxhia, asokohe truproje e tij.
Në intervistë për gazeten e Tiranes DITA, ish-truproja i Berishës në vitet ‘90 tregon çka asht e verteta.

E sjellim intervisten e plote:

Zoti Haxhia, në një postim në Facebook, ish-presidenti Berisha zbuloi një fakt të panjohur: Në vitin 1991, regjimi komunist ka dashur të vrasë ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Ju, kini dijeni për këtë?

– E lexova këtë “bombë” të re të tij në faqen online të DITA-s. Nuk e di a ja vlen të merresh me një të marrë si Berisha, por desha të them dy fjalë për atë që ai thotë se në vitin 91 Rugovën kanë dashur ta vrasin pushtetarët e atëhershëm, dhe paska edhe dokumenta zyrtare në lidhje me këtë tentativë vrasje me arsyetimin se paska mbështetur një ish komunist të shndërruar brenda një pasditeje në demokrat si Berisha.

A ju kujtohet vizita e parë e Rugovës në Tiranë?

– Rugova e vizitonte shumë shpesh Tiranën në fillimin e viteve ’90, por mesa me kujtohet ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin ‘91. Gjatë asaj vizite zyrtare ai ka takuar jo vetëm Berishën por edhe autoritet e atëhershme qeveritare. Bile Berishës i ka ngelur qejfi që Rugova bëri këto takime. Rugovës gjatë asaj vizite i janë vënë në dispozicion makina të parkut të delegacioneve dhe është ruajtur nga shoqërues së drejtorisë së personaliteteve që ishte në varësi të Gardës së Repuplikës.

Me sa duket nga këto që thoni, Izet, ju e përjashtoni mundësinë e ndonjë atentati kundër Rugovës në atë vit?

Po, e përjashtoj. Është një marrëzi të mendosh se shteti paska planifikuar ta vriste Rugovën, madje duke shkruar edhe dokumente zyrtare për këtë vrasje që nuk u realizua kurrë. Këtë mund ta thotë vetëm mendja e një të marri si puna e Berishës, që mundohet të jetë në qendër të vëmendjes qoftë edhe me sajime të tilla idioteske.

Pse jeni kaq i sigurt për këtë?

– Sepse unë e njoh shumë mirë atë njeri. Mendja e tij diabolike vazhdon të shofë ëndrra e të thurë komplote me vrasje e atentate të cilat ai i ka për qejf e zanat. Po ju tregoj një rast: Më kujtohet, ka qenë fillimi i vitit ‘92, në mos gaboj, po shkonte për një takim në Hotel Dajti me një shqiptar të diasporës dhe aty ishin dy persona që po qëndronin tek holli i hotelit. Më thotë Berisha: “Ai personi me një shenjë në faqe është një shqiptar i Kosovës në Gjermani, anëtar i grupeve marksist-leniniste dhe duhet patur kujdes. Ai mund të organizojë ndonjë atentat ndaj meje sepse është vrasë me pagesë dhe ka kryer edhe vrasje të tjera, një nga të cilat është edhe vrasja e vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës… Emrin e ka Ibrahim Kelmendi. 

Sa e vërtetë ishte kjo?
– Unë e mora si diçka të vërtetë këtë që më tha Berisha, sepse ishte hera e parë që shprehej hapur e me emër për dikë që donte ta vriste… Kur fituam zgjedhjet, ky person me emrin Ibrahim Kelmendi u detyrua të largohet nga Shqipëria për shkak të përndjekjeve dhe rrezikut që filloi të paraqiste për të SHIK-u i Berishës… Më vonë mësoj gjatë luftës së Kosovës se Ibrahim Kelmendi ishte një patriot; bindjet nuk kanë rëndësi, por gjithë jetën e vet ia kishte kushtuar çështjes kombëtare e pavarësisë dhe çlirimit të Kosovës nga okupatorët serbë. Se përse mendonte Berisha që donte ta vriste Kelmendi, apo pse druhej nga ky person, kuptohet tani kur letrat e patriotizmit janë hapur dhe vendi i gjithsecilit ndaj çështjes së Kosovës e asaj kombëtare është i qartë…

Sidoqoftë Berisha me Rugovën kanë qenë miq të ngushtë?
– Po është e vërtetë që u krijua një miqësi e ngushtë mes të dyve, por e pasinqertë e me hile nga ana e Berishës, siç do ta tregonte koha… Berisha ka përfituar shumë nga njohjet që kishte Rugova e respekti që gëzonte ai në qarqet perëndimore në atë kohë. Rugova e ka njohur Berishën me shumë miq të tij në Perëndim, që Rugova i kishte të shumtë. E si të mos mundohej të përfitonte Berisha nga këto njohje? Ai ishte gati të bënte përkthyesin e Azem Hajdarit në kongresin amerikan në vitin ’91, kur shkoi për herë të parë një delegacion i PD në Amerikë.

Pse, si ka ndodhur kjo?
– Po ja, për të folur përpara kongresmenëve amerikanë u zgjodh nga ata Azemi. Dhe Berisha i lutej që të bënte rolin e përkthyesit, ngaqë Azemi me zor fliste dhe shqipen…

Po kur u prish Berisha me Rugovën, a ju kujtohet ndonjë detaj?
– Rugova dhe pjesëtarë të qeverisë në ekzil të Kosovës ishin gjithmonë mikpritësit e parë të Berishës gjatë vizitave të tij të para jashtë shtetit si president, dhe jo vetëm mikpritës, por edhe sponsorë të këtyre vizitave.

Si, paguanin?
– Po patjetër, duke bërë pagesat e shpenzimeve për këto vizita si hotelin, drekat e darkat… Por Berisha si dinak që është, u mundua ta përdorte Rugoven edhe në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, duke e nxjerrë bile edhe në mitingjet elektorale për të folur në favor të PD dhe Berishës.

Por Rugova pranonte ta ndihmonte ama…
– Rugova mesa kam kuptuar, ndihej gjithmonë i sikletosur nga këto veprime hileqare të Berishës. Por ftohja përfundimtare mes tyre u bë pas zgjedhjeve të famshme të 26 majit. Berisha u përpoq që krizën politike në Shqipëri ta përcillte në Kosovë. Sepse ai mundohej ta paraqiste veten përpara të huajve, sikur kishte nën kontroll gjithë faktorin politik të Kosovës dhe bashkë me të edhe Rugovën. Rugova e kuptoi këtë hile të Berishës; dhe pas tentativave për mënjanimin e tij nga LKD duke përkrahur emra si Hidajet Hyseni e Bukoshi, apo mikun e Qemal Sakajevës, Sabri Novosela, një person me lidhje të dyshimta me UDB-në jugosllave…

Këto ishin tentativa të Berishës?
– Po, ndaj Rugova u ftoh përfundimisht me Berishën. Kur vinte në Tiranë, jua kam thënë, Rugovës i kishte ngelur të takohej vetëm me mikun e pijes Azem Hajdari. Nga fundi 1996 apo fillimi i vitit ’97, u bë një përpjekje private nga një ish-ministër i Jashtëm francez në kohën e Miteranit, që të pajtonte Berishën me Rugovën. Emri s’më kujtohet, ishte një person i vjetër në moshë e çalonte pak. Kanë darkuar bashkë me Berishën e Rugovën, dhe ky person në vilën 31, por rezultati ishte negativ. Ky ka qenë edhe takimi i fundit mes Rugovës e Berishës . Rugova siç duket nuk ia fali Berishës dhelpërinë ndaj Rugovës, që deshi t’i fuste konfliktin brenda në parti dhe trazirat e Shqipërisë t’i eksportonte në Kosovë.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit