Perfundon pa pasoja pengmarrja në qendrën tregtare n’Paris!

E publikuar: 13/07/2015 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka perfundue pa pasoja nji pengmarrje në Francë.

Persona t’armatosun kanë hye në nji lokal në qendrën tregtare ‘Villeneuve-la-Garenne’, në Paris, ku kanë marrë peng 10 persona.

Simbas policisë franceze, pengmarrja ka nisë qysh n’orën 06:30 të mengjesit të sotëm dhe dyshohet se bahet fjalë për nji tentativë grabitje.

 

Personat e marrë peng mendohet se janë punonjës të qendrës tregtare.

Simbas shtypit vendas, ka qenë nji punonjës i dyqanit, i cili ndodhet në qendrën tregtare “Quartz” që ka dergue nji sms për me leshue alarmin.