Liderët e eurozonës pajtohen ta kreditojnë Greqinë

13.07.2015 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liderët e eurozonës pajtohen ta kreditojnë Greqinë

Liderët e vendeve anëtare të eurozonës e kanë arritur një marrëveshje të përkohshme me Greqinë, për një program të ri të kreditimit, duke e eliminuar rrezikun e menjëhershëm të shkatërrimit të sistemit financiar të Greqisë dhe daljes nga eurozona.

Marrëveshja, e cila përfshinë edhe “reforma serioze” dhe ndihmë, është shpallur të hënën herët në mëngjes, pas 17 orësh të bisedimeve në Bruksel.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë mirëpritur këtë marrëveshje, por disa kanë tërhequr vërejtjen se marrëveshja ende nuk është finale dhe se Greqia duhet të ndërmarrë reforma serioze.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, tha se marrëveshja do ta lejojë Greqinë që të “kthehet në binarë”.

“Vendimi i jep rast Greqisë që të kthehet në binarë me mbështetjen e partnerëve evropianë”, tha Donald Tusk në një konferencë për gazetarë në Bruksel.

Ai ka theksuar se liderët janë pajtuar parimisht lidhur me këtë marrëveshje.

“Liderët janë pajtuar parimisht se ata janë të gatshëm t’i fillojnë negociatat për një program të Mekanizmit të Stabilitetit Evropian, që me fjalë të tjera do të thotë, vazhdim i mbështetjes për Greqinë”, tha zoti Tusk.

Sipas tij, tash Greqia ka rast “t’i evitojë pasojat sociale dhe politike të një finaleje negative”, por theksoi se “ekzistojnë kushte të ashpra, që duhet të plotësohen”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se në këtë rast “nuk ka fitues apo humbës”, ndërsa marrëveshjen e ka përshkruar si “aranzhim tipik evropian”.

“Komisioni gjithnjë ka insistuar në faktin se ne nuk do ta pranonim ndonjë formë të daljes së Greqisë nga eurozona. Nuk do të ketë dalje të Greqisë nga eurozona. Sa i përket substancës, ne jemi të kënaqur me rezultatin që kemi mundur ta arrijmë”, tha Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Parlamenti i Greqisë duhet ta caktojë së shpejti një seancë për t’i miratuar reformat e reja.

Ai vlerësoi se vendimi në Bruksel është “historik”.

“Negociatat e sotme ishin të gjata, por – para se gjithash – është arritur vendim historik, pasi sikur Greqia të ishte larguar nga eurozona çka do të thuhej? Se eurozona nuk ishte e aftë ta sigurojë integritetin dhe stabilitetin e saj? Çka do të thuhej për grekët?”.

“Se ata nuk ishin të aftë t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre? Çka do të thuhej për Francën dhe Gjermaninë, që kanë prirje për të dhënë impulse? Se ne nuk jemi shqetësuar për të pasur takime. Eurozona do të shkonte prapa, derisa Evropa duhet të lëvizë përpara me qëllim që të ndërmarrë projekt, që i mbronë njerëzit pasi euroja mbronë”, tha Francois Hollande.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do t’i rekomandojë Bundestagut të Gjermanisë “me besim të plotë” që të autorizohet hapja e negociatave për kredi me Athinën, pasi Parlamenti i Greqisë ta miratojë programin në tërësi dhe t’i miratojë legjislacionet e para.

“Dokumenti ynë thotë, që në fillim, se besimi duhet të ripërtrihet, se ata që janë përgjegjës në Greqi, duhet ta marrin përgjegjësinë për implementimin e gjithë asaj që është vendosur këtu”, tha Angela Merkel.

Detajet e kësaj marrëveshjeje të Athinës me kreditorët ndërkombëtarë ende nuk janë publikuar.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, tha se vendi i tij ka fituar koncesione në ristrukturimin e borxhit dhe ka siguruar financim afatmesëm.

“Masat e përfshira janë ato që kanë kaluar në parlamentin grek. Ato në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojnë efekte të recesionit. E kam një ndjenjë, besim, dhe shpresë, se 35 miliardë euro nga pakoja e zhvillimit, që ne ia dolëm ta sigurojmë, së bashku me ristrukturimin e borxhit grek dhe financim të sigurt për tri vitet e ardhshme, do të krijojnë ndjenjë në tregje dhe tek investitorët se dalja e Greqisë nga eurouzona (Grexit) është çështje e së kaluarës”, tha Alexis Tsipras, para gazetarëve në Bruksel.

Sipas tij, kjo marrëveshje paraqet “stabilitet” financiar për Greqinë.

“Marrëveshja e sotme e mbanë Greqinë në gjendje të stabilitetit financiar. Ajo jep mundësi për ripërtritje. Por, njëherësh, do të jetë një marrëveshje e vështirë për implementim”, tha Alexis Tsipras.

Tregjet financiare kanë reaguar pozitivisht pas informacionit për arritjen e marrëveshjes, pasi i ka ulur shqetësimet se Greqia ishte nisur në rrugën e saj të daljes nga eurozona./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president