Pacolli: Kosova nuk ka tokë për të falur

13.07.2015 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Kosova nuk ka tokë për të falur

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Rrahim Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se ata që duan t’i falin toka Malit të Zi nga procesi i demarkacionit me këtë shtet, e nënshkruajnë kapitullimin e tyre politik.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Demarkacioni me Malin e zi duhet të vë në lëvizje të gjithë kokat e ndritura të vendit tonë dhe t’i shfletojnë me përpikëri të gjitha dokumentet që posedon edhe Arkivi i Kosovës (nëse ka) dhe në bazë të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës të procedohet kjo çështje me përpikëri.

Kosova nuk ka tokë për të falur. 6.000 hektar tokë të cilat Mali i Zi pretendon t’i këtë në administrim të vet janë prona të cilat në vitin 1931-32 i kishin takuar padrejtësisht nga kralevina jugosllave.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk duhet të na zë në gjumë, ata të cilët fshehurazi po duan t`ja falin Malit të Zi këto toka duhet ta dinë se me këtë falje do ta nënshkruajnë edhe kapitullimin e tyre politik. Protesta për këtë çështje duhet të ketë në mbarë Kosovën dhe një herë e përgjithmonë t’i themi JO të keqes e cila na ka kapluar tash e sa vite.

Kosova gjithashtu duhet të vazhdoi rrugën e saj në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar e posaçërisht me SHBA-të të cilat kanë investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që të jetë stabil dhe i qetë, por jo që edhe tokat që na takojnë në pronësi tonë t’i kalojnë padrejtësisht dikujt tjetër, në këtë pikë edhe miqtë tanë ndërkombëtar janë në krahun tonë.

Sot ne po vuajmë pasojat e kleptokracis e cila po sundon me vendin tonë që nga paslufta e së këndejmi, ku edhe faljet e tilla të personave në fjalë nuk kushtojnë asgjë vetëm akomodimi i tyre personale. Interesat shtetërore njëherë e përgjithmonë duhet të vihen para atyre personal. Kjo edhe është rruga që elita politike në përgjithësi ishte dashtë të ndjek tash e sa vite.

Kjo e shumë gjëra tash e sa vite po na kushtojnë shumë, sot Kosova ka nevojë më shumë se kurrë më parë për ide dhe forcë të re, forcë e cila do të ndryshonte konceptin politiko-ekonomiko-social si dhe të jetë e gatshme ta mbrojë me çdo forcë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, ku siç e ceka edhe më lartë, ta vendos në rend të parë interesin dhe vetëm interesin shtetërorë.(sic)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm