Kriza greke, Schulz kërkon që të arrihet marrëveshja sot

12.07.2015 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kriza greke, Schulz kërkon që të arrihet marrëveshja sot

Martin Schulz, president i Parlamentit Europian, ka kërkuar nga udhëheqësit e Eurozonës që të arrijnë një marrëveshje sot.

Ai shtoi se kurrë nuk ishte ndeshur në një situatë të ngjashme, si kjo e krizës greke, në të gjithë karrierën e tij politike.

“Sinqerisht nuk mbaj mend të jem ndeshur me një situatë të tillë, si kjo e Greqisë, në të gjithë karrierën time politike europiane. Kjo e gjitha ka të bëjë me Bashkimin Europian. BE-ja duhet të demostrojë që është e aftë të zgjidhë problemet e veta”, u shpreh Schulz.

Ndërkohë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka quajtur bisedimet për Greqinë “jashtëzakonisht të vështira”, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që të arrihet një “marrëveshje me çdo kusht”.

“Ne do të shohim nëse kushtet janë plotësuar për të filluar negociatat mbi një plan të tretë. Për të mirën e Greqisë dhe të gjithë Eurozonës, duhet të sigurohemi nëse marrëveshja ia vlen, nuk do të kemi marrëveshje me çdo çmim”, u shpreh Kancelarja gjermane.

Këto deklarata, Merkel i bëri para gazetarëve në momentin kur arriti në Bruksel, për takimin e 18 liderëve të Eurozonës, të cilët do të diskutojnë për marrëveshjen.

Pothuajse në të njëjtën linjë ka qenë edhe presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, i cili tha se ka ende disa çështje të rëndësishme për t’u diskutuar dhe kjo është në dorën e liderëve grekë për t’i përcaktuar ato.

Gjermania dhe disa vende të tjera të Eurozonës janë skeptike nëse qeveria e Tsipras do të dorëzojë reformat e premtuara, që përfshijnë rritjen e taksave, privatizimet dhe shkurtimin e pensioneve.

Burime qeveritare greke bëjnë me dije se për disa arsye që nuk lidhen me reformat, disa vende të Eurozonës nuk duan që të arrihet një marrëveshje dhe duan Athinën jashtë monedhës së përbashkët.

Sipas informacioneve të një zyrtari grek, kryeministri grek, Alexis Tsipras i ka thënë Sekretarit amerikan të Thesarit, Jack Lew, se duhet një angazhim nga të gjitha shtetet për të arritur një marrëveshje për reformat dhe ndihmat për Greqinë.

Tsipras ka biseduar me Lew në telefon, duke shprehur gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje.

“Për të arritur një marrëveshje praktike, atëherë ajo duhet të respektojë popullin grekë dhe të gjithë atë që ata kanë duruar këto pesë vitet e fundit”, citohet t’i ketë thënë Tsipras zyrtarit amerikan.

Ndërkohë, plani i ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Shcauble, për një dalje për 5 vjet të Greqisë nga Eurozona që u zbulua nga gazeta ‘FAZ’ gjatë punimeve të samitit, ishte një tronditje e madhe për grekët. Aq më tepër kur u mësua se ky plan që zyrtarisht nuk u hodh asnjëherë në tryezë kishte miratimin e kancelares Merkel dhe zv/ kancelarit Gabriel.

Ministri gjerman, pasi ka shfaqur kundërshtimet e tij dhe mosbesimin për propozimet e Athinës, ka kërkuar si kusht për pranimin e tyre të miratojë parlamenti grek të paktën gjashtë reforma kyçe që kanë të bëjnë me rritjen e TVSH-së, privatizimet, sistemin e pensioneve dhe atë të taksave, liberalizimin e profesioneve dhe ngrirjen e gjithë kontratave të punës.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit