Një ndër ankesat e vazhdueshmë që përdoruesit e Facebook-ut kanë është se kanë pak kontroll mbi atë se çka ju shfaqet në “news feed” të tyre.
Algoritmi misterioz i rrjetit social Facebook analizon me mijëra sinjale, pastaj e lejon të shfaqet atë që mendon se përshtatet me preferencat tuaj si edhe me postimet që keni pëlqyer ose keni komentuar.
Të enjten, Facebook ka lansuar disa veçori të reja që do t’i mundojnë Çdo përdoruesi të ketë më shumë kontroll mbi atë që dëshiron të shoh apo jo. Në esencë, është përdoruesi që duhet të riprogramoj algoritmin, ndryshe nga herët tjera që algoritmi ishte i pandryshueshëm nga Facebook.
Më e rëndësishmja është që tani keni mundësinë t’i tregoni Facebook-ut se persona të caktuar apo faqe të caktuara – miq të ngushtë, gruaja apo burri, fëmijët apo të afërmit – janë shumë të rëndësishëm për ju sa që ju dëshironi të shihni gjithÇka që postohet nga ta.
Që t’ju ndihmojë se kë ta fusni në listën “see first”, Facebook do t’ju ofrojë ndihmë shtesë përmes udhëzimeve infografike. Në to ju do të keni top personat që komunikoni më shumë, si edhe faqet e grupet që vizitoni më shpesh.
Aq e rëndësishme sa është zgjedhja e asaj që doni të shihni është edhe zgjedhja se çka nuk dëshironi të shihni.
Për një kohë Facebook-u ka ofruar opcionin “unfollow” miqtë tuaj ose faqet e pëlqyera, që ka bërë mos të shfaqen postimet e tyre tek ju. Tani, ju do të keni mundësinë që ata miq ose faqe që keni bërë “unfollow” ti bëni prape “follow” dhe atë e keni më të lehtë pasi që Facebook grumbullon në listë personat apo faqet që bëni “unfollow”.
Përfundimisht, në rast se ju filloni të humbisni pastime interesante nga faqe të ndryshme, Facebook ka implementuar një veçori që ju mundëson të filloni ndjekjen e atyre faqeve bazuar në interesat tuaja tjera dhe ju lejojnë që shumë lehtësisht të shtoni ato në listën e favoritëve.