Casillas zyrtarisht te Porto, largohet pas 25 vitesh nga Reali

E publikuar: 12/07/2015 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telenovela mori fund në orën 22:22 të së shtunës, fundin e dinin të gjithë, por tani është i sigurtë dhe i zyrtarizuar. Iker Casillas largohet nga Reali pas plot 25 vitesh dhe do të luajë te Porto sezonin e ardhshëm. Takimi i pasdites mbylli tratativën. Portieri gjeti akordin me Realin për zgjidhjen konsensuale të kontratës  që i skadonte në 2017. Reali e falënderoi në këtë mënryë, flamurin e tij: “Para së gjithash dhe mbi të gjitha sot për Realin është një ditë falënderimi dhe mirënjohjeje. Nuk po ikën një ndër portierët më të mirë të klubit tonë, sot lë këtë skuadër dhe nis një etapë të re futbollistike portieri më i mirë në historinë e Realit të Madridit dhe futbollit spanjoll. Jemi një klub 113 vjecar dhe Casillas ka mbrojtur këtë fanellë për 25 prej tyre. Gjatë gjithë kësaj kohe Iker ia doli të bëhej në një prej simboleve tona të mëdha dhe fitoi respektin, adeksionin, admirimin dhe dashurinë e tifoëve”.

Lamtumira e Casillas dihej, por problemi që vonoi zgjidhjen e kontratës ishte i natyrës ekonomike. Portieri pretendonte që Reali t’i paguante gjithë pagën bruto, rreth 24 milionë Euro, për të përfituar nga sistemi i favorshëm i taksave në Portugali, ku tatohet 26 përqind e pagës. Akordi u arrit mbi paktin që Reali t’i mbulojë një pjesë të pagës deri në 12 .5 milionë Euro neto që do të fitonte nëse do të kishte qëndruar ndërsa Porto do t’i paguajë 10 milionë Euro bruto për dy vjet pak a shumë 7.5 milionë Euro duke zbritur taksat.