Çfarë po ndodhë me regjistrimin e diasporës? (Video)

E publikuar: 12/07/2015 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Diasporës ende nuk ka ndonjë shifër të saktë për numrin e mërgimtarëve që janë regjistruar në këtë Ministri deri më tani.

Rezultatet e para preliminare të regjistrimit të diasporës pritet të dalin në fillim të vitit 2017. Ndërsa, procesi i regjistrimit do të jetë aktiv dhe do të vazhdojë edhe pas këtij viti.

Pjesë e regjistrimit është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës , që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Valon Murati, ministër i Diasporës, tha se procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përdorur ambasadat, konsullatat, rrjetet e ndryshme si dhe formën online. /Tribuna Channel/