Ekspertët: Kërcënimet e ISIS ndaj Kosovës nuk janë hajgare

E publikuar: 11/07/2015 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohës të çashtjeve të sigurisë dhe deputetë të vendit, vlerësojnë se sikur vendet e tjera edhe Kosova s’mundet me qenë imune ndaj sulmeve eventuale terroriste, por simbas tyne masat që tash se fundi kanë ndermarrë institucionet e sigurisë janë të mirëseardhuna ngase parandalojnë çdo kercenim që vjen prej jashtë.

Nuredin Ibishi, anëtar i  Komisioni për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka theksue se Kosova s’asht imune ndaj trendeve globale, sikur janë rreziqet e kercenimeve, nder to edhe terrorizmi.

Simbas Ibishit,  masat e marrna prej policisë së Kosovës janë të mirëseardhuna ngase  kercenimet duhet marrë seriozisht për arsye se rrjedhat nuk janë shumë larg nesh dhe ka involvim edhe te qytetarëve tonë atje.

Florian Qehaja, drejtor Egzekutiv i Qendres Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka thanë se per kunder kerrcenimeve dhe arrestimeve nuk sheh ndonji potencial të rrezikut të naltë të Shtetit Islamik në Kosovë, tue marrë parasysh faktin se qellimi i tij asht kryesisht me sulmue caqet e atyne shteteve që kanë peshë nderkombëtare.

Simbas Qehajes ne ketë drejtim nuk ka vend për panikë, pasiguri por kerkohet nji rritje e vigjilences prej anes se organeve të rendit, tue shtue se kjo duhet me qenë në diskrecion mes policisë e intelegjencës e asesi mes popullatës për ndonji panikë.

Kurse  eksperti  tjeter i çashtjeve të sigurisë, Avni Islami, lidhun me kercënimet e ISIS, ka theksue se ato  nuk do duhej me u neglizhue e madje as  mos me u satirizue.

Islami në nji pergjigje elektronike, ka thanë se gjendja e gatishmenisë do të duhej t’ishte 24 orë, tue shtue se edhe vendet e ‘sigurta’ nuk janë imune ndaj sulmeve terroriste, e zakonisht ma t’ ekspozueme janë ato me shumicë myslimane.

E policia e Kosovës tash së fundi ka ngritë masat e sigurisë, në raport me vendet e rajonit.  Ketë e ka konfirmue për Televizionin Rrokum zadhanësi i Policisë së Kosovës  Baki Kelani.

Ai ma heret ka theksue se keto masa janë pa të nevojshme për me e mbrojtë  jetën e qytetarëve, tue shtue se nuk ka vend për panik por simbas tij, sikur vendet e tjera edhe Kosova s’mundet me qenë imune ndaj sulmeve terroriste.