Helmohen 1350 nxënës nga bonbonet

E publikuar: 11/07/2015 18:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 1350 nxënës të shkollave fillore dhe të larta, në jug të Filipineve kanë helmuar nga bonbonet dhe janë dërguar në spitalet e nëntë qyteteve gjatë natës.
Nxënësit janë ankuar për dhimbje në bark ka thënë Johnny Pomentel , guvernator i provincës së Surigao del Sur.
Ai ka thënë për AFP-në se 250 nxënës kanë mbetur në spital por që pritet që edhe ata do të lirohen gjatë ditës.
Policia ka arrestuar grupin prej nëntë meshkujsh dhe femrave që kanë shitur ëmbëlsira derisa nxënësit kanë qenë në pauzën e drekës.
Policia po heton nëse ëmbëlsirat kanë qenë pa afat, ose ata me qëllim i kanë helmuar ato, ka thënë Pimentel duke shtuar se të dyshuarit kanë pasur në plan që bonbonet të shiten vetëm fëmijëve të shkollës në nëntë qytete.
Të dyshuarit kanë mohuar se kanë pasur për qëllim të helmojnë fëmijët.
Pimentel ka thënë se Policia ende po mundohet të konfirmojë arsyen pse grupi ka kaluar 300 kilometra që të shiten bonbonet.