Mund të jetë Mesut Ozil goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Fanella me numër 10 që mbahej veshur nga Carlos Tevez, tashmë pjesë e Boca Juniors në Argjentinë, mund të bëhet pronë e mesfushorit gjerman të Arsenalit. Kështu shkruan në numrin e radhës “TuttoSport”, një e përditshme pranë klubit bardhezi, e cila zbulon se 26-vjecari preferohet më shumë se Oscar dhe Isco. Tre janë motivet që të bën të mendosh se Ozil do do të jetë pjesë e Juventusit sezonin e ardhshëm.
Motivi i parë ka të bëjë me praninë e Sami Khedirës te bardhezinjtë. Të dy kanë luajtur me Realin e Madridit por edhe në kombëtaren gjermane, duke krijuar një lidhje të ngushtë mes tyre. Kjo miqësi e nxit edhe më tej turko-gjermanin që të transferohet në Torino.
Një tjetër arsye është vlerësimi që ka Masimiliano Allegri për Ozil, të cilin e kërkoi me ngulm te Milani para dy sezonesh. Dhe motivi i tretë lidhte me sponsorin teknik të futbollistit, që ëshët gjtihashtu edhe sponsor i Juentusit.
Pra, janë një seri rrethanash që e afrojnë më shumë ish-mesfushorin e Realit me kampionët e Italisë. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por nëse ditët e ardhshme nuk do të ketë zhvillime në pistën Oskar, drejtuesit bardhezi do të fokusohen te mundësia për të blerë Ozil. Në të njëjtën kohë Marota duhet gjejë një blerës të përshtatshëm për Vidal, që vlerësohet rredh 30 milionë Euro, shifër kjo që do të investohej për kartonin e mesfushorit të Arsenalit. E meqenëse Topcinjtë janë të interesuar direkt për kialinin, nuk përjashtohet mundësi e një shkëmbimi kokë më kokë me Ozil.