Srebrenicë: Shënohet 20-vjetori i masakrës (Foto / Video)

11.07.2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Srebrenicë: Shënohet 20-vjetori i masakrës (Foto / Video)

Dhjetëra mijëra vetë janë tubuar sot në Srebrenicë në Bosnjë Hercegovinë, për ta shënuar 20-vjetorin e masakrës më mizore të vrasjeve masive në Evropë, që prej Holokaustit.

Dhjetëra liderë dhe zyrtarë të lartë nga shumë vende, përfshirë kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright, dhe kryeministrin turk,Ahmet Davutoglu, janë në Bosnjë për ceremonitë përkujtimore të 11 korrikut.

 

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se kurrë nuk do të dëshironte të shihet “fushë të vrasjeve si kjo” në Srebrenicë.

“Në emër të vendit tim dhe nga thellësia e zemrës sime: e dua këtë vend. Kurrë nuk dëshiroj të shoh fushë të vrasjes si kjo”, tha Bill Clinton.

Ai më tutje është shprehur:

“Puna që e pata bërë si president, dhe ajo më vonë në Kosovë, ishte në mesin e gjërave më të rëndësishme që i kam bërë. Më brengos se na u nevojit shumë kohë e gjatë për t’i bashkuar të gjithë miqtë tanë të rreshtohen me ju, duke e përdorë sasinë e forcës që ishte e domosdoshme për ta ndalur dhunën”.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkurtazi është pritur me fishkëllima, derisa ai shkonte për ta nënshkruar Librin e Ngushëllimeve, dhe për të folur me disa të afërt të viktimave të Srebrenicës, ka raportuar AFP.

Po ashtu, në drejtim të tij janë hedhur gurë dhe shishe. Vuçiqi dhe delegacioni i tij ishin nisur kah veturat e tyre, pasi protestuesit hodhën gjësende në drejtim të tyre.

Mbetjet e pajetë të 136 viktimave të identifikuara së fundit, varrosen në kompleksin përkujtimor, së bashku metrupat e pajetë të më se 6 mijë viktimave, të cilat tashmë janë zhvarrosur nga varrezat masive.

Gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë, në periudhën 1992-95, Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën si strehë të sigurt për civilë.

Por, më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe e okupuan qytetin. Në ditët në vazhdim, forcat serbe të Bosnjës i vranë më se 8 mijë burra e djem myslimanë.

Trupat ishin hedhur në më tepër se 90 varreza masive në përpjekje për t’i fshehur vrasjet.

Në ceremoninë e së shtunës në Srebrencië ka marrë pjesë edhe zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jan Eliasson. Për rolin e OKB-së ai theksoi:

“Më lejoni të jem i qartë, Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar dështoi t’i mbrojë viktimat e masakrës së Srebrenicës. Kjo do të na ndjek ne përgjithmonë”, tha Eliasson.

Megjithatë, ai ka theksuar se me krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, është “afirmuar se periudha e mosndëshkimit ka përfunduar”.

Më tutje ai është shprehur:

“Do të dëshiroja të mund të thosha se gjenocidi që ka ndodhur këtu e ka bërë botën që plotësisht ta kuptoj kursin e urrejtjes dhe marrëzinë e ndarjes, por ende po ndodhin tragjeditë me frekuencë të zymtë, siç po shohim në Siri, në Irak, në Sudanin Jugor, në Jemen dhe në shumë vende të tjera”, tha Jan Eliasson, zyrtar i lartë në Kombet e Bashkuara

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi ka vlerësuar se masakra në Srebrenicë ishte gjenocid.

Në deklaratën e tij të publikuar para ceremonive të sotme, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se masakra e Srebrenicës ishte “krim monstruoz”.

“Serbia, qartas dhe pa mëdyshje e dënon këtë krim të tmerrshëm dhe është e indinjuar ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në të”, tha Vuçiq.

Megjithatë, Serbia i ka kundërshtuar përpjekjet për vlerësimin e vrasjeve në Srebrenicë si “gjenocid”.

Më herët këtë javë, Rusia e bllokoi me veto një propozim-rezolutë britanike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që masakra në Srebrenicë të vlerësohet si “gjenocid”.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodig, e ka falënderuar Moskën për veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se e ka “parandaluar miratimin e rezolutës, e cila do ta ndërlikonte situatën dhe do t’i thellonte ndarjet brenda Bosnjës”.

Pas luftës, me marrëveshjen e Dejtonit, Bosnjë Hercegovina u themelua si shtet federal i përbërë nga dy entitete kryesisht autonome, atë të Federatës Myslimano-Kroate dhe Republikës Serbe të Bosnjës, transmeton rel.

Srebrenica gjendet në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës.

 

 

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër