Në kuadër të kujdesit për bizneset gjilanase, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot depo-frigoriferin “Calabria” në Shillovë dhe therrthoren në Velekincë, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi.
Kryetari Haziri iu dha me këtë rast mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer të Komunës së Gjilanit në ecjen përpara të këtyre kompanive që gjenerojnë punësim dhe që janë storie e suksesit të privatizimit.
Poashtu, i pari i Komunës ka kërkuar nga qeveria që t’imëbështes bizneset gjilanase, siç bie fjala për kompaninë “Calabria”, me të gjitha kapacitetet e saj, për t’ju krijuar lehtësiara në operimin e suksesshëm të tyre.
Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe për përkrahjen e dhënë për këtë kompani.
Ndryshe, në depo frigoriferin “Calabria” bëhet ruajtja dhe ngrirja e mishit dhe e produkteve të tjera, të cilat po kanë sukses në treg.