Jetë të vështirë bëj!

E publikuar: 11/07/2015 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ah, Redaksi e nderuar, po u shkruaj prej zemrës së plastë.

Por, çka me bë, s’po di me kënd me nda këtë hidhërim që kam. S’po di me kënd me e ndarë këtë nervozë që kam prej kunatës sime. Problemet me kunatë veç po më shtohen dhe nuk di deri kur më me duruar… Sabër nuk kam më… Pak ju duk me më rrah shkelma midis oborri, a?! E mbajta fshehur. Thash: Hajt se marre edhe inati me kallxu. Deshi me më pre thikë pa kurrgjë e hala fëmijëve tmerri s’u është hequr. E me më rrah për digitrona është edhe gjynah, edhe marre…

Kur i kallxova vjehrrës ma bëri: “Kollaj e ki ti, sepse e ke burrin përskaj!”.

E, çka kam unë faj që ajo s’e ka burrin këtu?! A mua duhet me më rrah kur s’e ka burrin dhe e merr malli për të, a?!

Tash, që u shkruaj, duart po më dridhen e ishalla Zoti të gjithëve u ndihmon, e mua më së pari…/Kosovarja/