7 shenjat që tregojnë që ai është i mirë në shtrat!

E publikuar: 10/07/2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është përpiluar lista e cila do të mund të zbulojë se a është ai i mirë në shtrat. Do të befasoheni se cilat shenja e zbulojnë dhe herën tjetër kur të zgjidhni, me kujdes përcilleni se si po sillet në restorant, në kuzhinë dhe në palestër.

1. Jep dhurata të mira
Meshkujt zemërgjerë, janë zemërgjerë edhe në shtrat!

2. Interesohet për mendimin tënd
Nëse nuk tregon interesim se si ndihesh dhe çka mendon, cilësitë e tilla do t’i bart edhe në dhomën e gjumit.

3. Dëshiron të eksperimentojë me ushqimin
Apetiti aventurier do të mund të jetë tregues i prirjeve të tilla dhe në shtrat, transmeton Telegrafi.

4. Di të vallëzojë
Llogaria është e thjeshtë: ritmi i mirë në podiumin e vallëzimit, lëvizje të shkëlqyeshme edhe në dhomën e gjumit.

5. Respekton edhe femrat tuaja në jetën e tij
Ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me nënën, është i kujdesshëm me motrat, vajzat e motrave madje edhe me miket tuaja. Për të është me rëndësi se çka mendojnë damat dhe dëshiron t’i impresionojë. Njësoj do të jetë edhe me ty.

6. Ushtron
Sa më shumë që ushtron, do të thotë edhe qëndrueshmëri më të madhe. Me fjalë të tjera, ai nuk ka probleme me punën e rëndë fizike, për të arritur qëllimin.

7. Nuk lavdërohet

Bandillët të cilët dëshirojnë të lavdërohen para të tjerëve për sukseset dhe aftësitë seksuale, zakonisht janë ata të cilët vetëm provojnë t’i shërojnë komplekset.