Milosavljevic distancohet nga Lista Serbe: Asociacioni, simbas ligjeve të Kosovës

E publikuar: 10/07/2015 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijimi i Asociacionit te Komunave me shumicë serbe, asht pikë e nxehtë në dialogun e Brukselit.

Madje, mospajtimet e mos arritje e marrëveshjes ka ngecë te kompetencat e këtij Asociacioni.

Para do dite, ka pas edhe kërcenime prej Listës Serbe, se nëse ky Asociacion nuk themelohet, atëher, Lista e përseritë pezullimin e pjesëmarrjes ne institucione.

Por jo te gjithë deputetët e Listës Serbe janë të këtij qëndrimi.

Ish-kryetari i deridjeshem i Grupit Parlamentar te Listës Serbe Sasha Milosavljevic thotë per Televizionin Rrokum, se ky Asociacion nuk duhet me pas kompetenca, ma shumë se ligjet e Kosovës i japin nji asociacioni.

Tue marrë parasysh se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe të Kosovës, ka me i përfshi tana, atëherë natyrisht që duhet me funksionue në sistemin e Kosovës,  në institucionet e Kosovës. Formimi i tij, duhet me u bazu ne Ligjin për vetëqeverisje lokale, – tha për Rrokum, deputeti Sasha Milosavljevic.

Edhe pse ky asociacion po bahet kryesisht për qytetarë të komunitetit serb, Milosavljevic ne intervistën për Televizionin Rrokum thotë se ata, si përfaqësues të këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë njohuni se çka po ndodhë dhe për çka po bisedohet në Bruksel, ndërmjet dy kryeministrave, atij te Kosovës dhe të Serbisë.

Mosinformimi mbi çashtjet e diskutimit për Asociacionin, Millosavljevic e arsyeton tue thanë se asht strategji e njanës nga palët e bisedimeve.

Simbas deputetit te Listës Serbe, palët në bisedime, duhet me mbet te knaqun me marrëveshjen qe pritet me u mbërri. Ai thotë se nëse kjo marrëveshje asht ne favor vetëm te nji komuniteti, atëherë asht e pa implementueshme.

Rrokum TV